LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenca e SHBA-ve/ Donald Trump heq dorë nga bizneset e tij

30 Nëntor 2016, 12:52, Aktualitet CNA

Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar sot se do të heqë dorë nga bizneset e tij për t?u fokusuar tërësisht në drejtimin e vendit dhe për të shmangur konfliktet e mundshme të interesit.

Ky vendim do të publikohet zyrtarisht më 15 dhjetor, date kur do të shpallë planin e tij në një konferencë për shtyp së bashku me familjen e tij.

 

Njoftimi bëhet i ditur përmes një postimi në rrjetin social ?Twitter?, aty manjati amerikan është shumë aktiv që prej fushatës presidenciale.

Donald Trump është një prej njerëzve më të pasur në SHBA dhe zotëron disa biznese, ku spikat ?Trump Organization?, një ndër më të mëdhatë në botë në fushë e Real Estate. /Citynews

Lajmet e fundit nga