LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përleshje mes nxënësve në Sarandë/ Plagoset me thikë 18-vjeçari

30 Nëntor 2016, 11:23, Aktualitet CNA

Një konflikt mes nxënësve të shkollës së mesme ?Antoni Athanas?  ka çuar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre.

Sipas policisë, 16-vjeçari me iniciale A.D ka plagosur me thikë 18-vjeçarin me iniciale D.K.

“Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në Shkollën e Mesme Ekonomike “Antoni Athanas” në lagjen nr.3 Sarandë, dyshohet se shtetasi A.D., 16 vjeç (nxënës i vitit të 1-rë) pas një konflikti për motive të dobëta brenda ambienteve të shkollës, ka qëlluar me mjet prerës “biçak” në kofshën e majtë, shtetasin D.K., 18 vjeç (nxënës i vitit të 3-të), i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar shtetasin A.D, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, thuhet në njoftimin e policisë së Sarandës. /Citynews

Lajmet e fundit nga