LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjimet e politikanëve në Maqedoni/ Kryeson ish-deputetja Ermira Mehmeti

30 Nëntor 2016, 07:48, Aktualitet CNA

Ish-deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim ka qenë një nga politikanet më të përgjuara gjatë periudhës së kaluar nga DSK (Shërbimi Sekret Maqedonas). Kjo është zbuluar nga dokumentet e dosjes ?Target? që po hetohet nga Prokuroria Publike Speciale.

Ermira Mehmeti është përgjuar 1.133 herë në një interval prej 2.095 ditësh.

Është përgjuar gjithashtu edhe lideri i partisë ?Dinjiteti?, Stojançe Angellov me 180 procesverbale në interval prej 1.279 ditësh, kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski me 183 procesverbale në 389 ditë, profesori universitar i Fakultetit Juridik në UKM, Lubomir Fërçkovski me gjithsej 573 procesverbale në interval prej 1.075 ditëve, shkruan portali Portalb.

PSP, shpjegon se ?target? i përgjimeve kanë qenë edhe gazetarët, ku përveç Borjan Jovanovskit, Meri Jordanovskës dhe Goran Mihajllovskit, kanë qenë të përgjuar edhe pronari i TV Kanal 5, Emil Stojmenov me gjithsej 573 procesverbale në interval prej 1.075 ditësh, por edhe ish gazetari dhe pronari I të përjavshmes ?Fokus? Nikolla Mlladenov, me 661 procesverbale në interval prej 1.163 ditësh.

Në listë janë gjetur edhe emrat e gazetarëve, Dragan Pavlloviq-Llatas me 918 procesverbale në interval prej 1.864 ditësh, Olivera Trajkovska me 602 procesverbale në interval prej 1.542 ditësh, Aleksandar Çomovski me 735 procesverbale në interval prej 1.295 ditësh, Katerina Bllazhevska me 918 procesverbale në 1.864 ditë dhe Vasko Evtov me 918 procesverbale në 1.864 ditë.

PSP pasi hapi çështjen ?Target? njoftoi se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, është përgjuar në dy numra: numri një  338 ditë dhe numri dy 867 ditë.

Ai i PDSH-së Menduh Thaçi në dy numra është përgjuar 1257 ditë.

Ish ministri Lube Boshkovski është përgjuar në dy numra: numri një 32 ditë dhe numri dy 92 ditë.

Ish zv/kryeministri Musa Xhaferi është përgjuar së paku 1658 ditë, ish ministr Hari Kostov është përgjuar 732 ditë. /Citynews

Lajmet e fundit nga