Connect with Us

Lufta Veliaj-Tahiri/ Përçahen strukturat socialiste në Tiranë

Aktualitet

Lufta Veliaj-Tahiri/ Përçahen strukturat socialiste në Tiranë

Publikuar

-

Edhe pse në pushtet, në PS ka nisur gara për kryetarin e ri të partisë. Dy kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e partisë pas largimit të Ramës, në të ardhmen, janë kryebashkiaku i Tiranës Eiron Veliaj, dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Mes tyre, kanë filluar edhe sulmet e para si dhe krijimi i aleancave brenda PS për të qenë të gatshëm për çdo rast. Pas “luftës” Tahiri – Veliaj, duket se gara për kreun e PS është transferuar edhe në bazën e saj.

Në kombinat dominon Ministri Tahiri, pasi prej vitesh ai drejton këtë zonë, por në disa njësi të kryeqytetit siç janë 5, 3, 4 dhe 8 etj, strukturat janë të përçara.

Burime brenda PS i thanë citynews se deputetët e e Tiranës, nuk shkojnë me kryetarët e njësive. Deputetët, kryetarët, por edhe baza socialiste, duken të përçarë për fatin e kreut të ardhshëm të PS. Ndarja dhe mbështetja nga drejtuesit e njësive dhe deputetëve, disa të pozicionuar në krah të Tahirit dhe disa në krah të Veliaj, ka filluar të dalë në sipërfaqe.

Citynews ka shkruar edhe më parë për luftën Tahiri-Veliaj për kreun e PS, për sulmet e vazhdueshme ndaj ministrit të Brendshëm, por edhe për afrimitetin e kreut të LSI-së me krybashkiakun Veliaj, duke i dhënë një dorë atij. Nga ana tjetër, vetë Meta, përmes sulmeve të vazhdueshme që i bëhen Tahirit nga të gjitha krahët, mund të marrë në dorë Ministrinë e Brendshme, ndërsa Veliaj drejtimin e PS.

LEXO EDHE:  Meta: Veliaj kandidati i duhur për Tiranën, respekt për kandidaturat e tjera

Pra, për interesat e tyre, Veliaj dhe Meta duket se kanë krijuar një koalicion të fshehtë mbështetjeje ndaj njëri-tjetrit për të sulmuar Ministrin e Brendshëm Saimir Tahri.

Në rast se Veliaj nuk do të arrijë të ketë sigurinë për marrjen e drejtimin të PS, nuk është çudi që një ditë të braktisë Ramën dhe të bashkohet me Metën. Nga ajo çfarë lexohet politikisht, duket se Veliaj është i vetmi nga radhët e PS që gëzon një marrëdhënie të shkëlqyer me kreun e LSI. Vetëm para pak muajsh, Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të aplikojë modelin “Meta”. Kaq mjafton për të kuptuar se mes tyre ka lindur një marrëdhënie e re./citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A ka bërë Najada Çomo ndërhyrje në fytyrë? Flet kirurgu estetik

Publikuar

-

Nga

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ka dhënë mendimin e tij për disa politikanë të njohur shqiptarë nëse kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë apo jo.

Në ekran është shfaqur edhe fotoja e kandidates për deputete nga PS dhe mjekes Najada Çomo.

“Në këtë lloj rasti, fotografia e dytë ka më shumë ndriçim. Fotografia në këtë lloj rasti duket sikur ka bërë një trajtim, por duhet parë pacienti. Ekzistojnë disa filtra në Instagram që mund të arrihet një foto e tillë. Mund të ketë bërë botoks tek balli”, tha doktori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot biznesmen dhe politikan/ Agron Shehaj zbulon si e fitoi milionin e parë

Publikuar

-

Nga

Kandidati për deputet i PD, Agron Shehaj është pyetur se si e fitoi milionin e parë

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka treguar fillimet e tij në biznes dhe ndihmën që i kanë dhënë prindërit.

“Në 2005 mora 40 mijë euro borxh tek prindërit, prindërit e mi ishin punëtor në Itali. Me shumë punë, janë edhe mjeshtra të kursimit, i mblodhën këto para. Si e kam bërë milionin e parë? Kjo është pyetja ime e preferuar. Është suksesi i parë ai që më jep më shumë kënaqësi. Me shumë punë, mund dhe duke rrezikuar. Është falë prindërve të mi që kam arritur sukseset që kam arritur. Me 40 mijë euro fillova biznesin, përballova shpenzimet e para, pastaj me shumë punë, bëra nja ca borxhe kuptohet. Biznesin e kam krijuar këtë për tregun italian. Babait ia ktheva paratë pas 3 vitesh”, tha Shehaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Publikuar

-

Nga

Deklaratat e Yuri Kim/ Rama: Ambasadorja është keqpërdorur në mënyrën më brutale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për shit-blerjen e votës.

Rama tha se Kim është përdorur në mënyrën më brutale nga opozita e Lulzim Bashës.

Kreu i qeverisë deklaroi në Vizion Plus se është shumë dakord me thirrjen e ambasadores për fenomenin e shit-blerjes së votës.

Ambasadorja amerikane është keqpërdorur në mënyrën më brutale, duke e kthyer krejt jashtë kontekstit, në ikonë propagande, të atyre që duan të kthehen në qeveri. Ambasadorja amerikane ka thënë një gjë që e dimë të gjithë, që jam 100% dakord, që ka bazë, lidhur me shit-blerjen e votës. Nuk ka fare diskutim! Nuk di çfarë të dhënash ka ajo, por nuk duhet të kesh të dhëna për të shprehur këtë shqetësim”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE