LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishte në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike/ Ndalohet 38-vjeçari në Tiranë

30 Nëntor 2016, 09:38, Aktualitet CNA

Në kuadër të planit të masave për festat e 28-29 Nëntorit, ?për ruajtjen e rendit dhe parandalimin e veprave penale?, Policia e KomisariatitNr.3, bëri të mundur ditën e djeshme kapjen e shtetasit me iniciale R.H, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi, Prokuroria e Rrethit Krujë me shkresën e datës 14.10.2016, ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të datës 18.06.2015 të Gjykatës Krujë, e cila e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj për veprën penale të “Vjedhje e energjisë elektrike”. /Citynews

Lajmet e fundit nga