LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/Porsche Mission Es pritet të ketë 20 mijë shitje çdo vit

30 Nëntor 2016, 17:45, Kuriozitete CNA

Ndërkohë që gjërat kanë shkuar shumë mirë për kompaninë e famshme të prodhimit të makinave Telesta, kjo gjë pritet të ndyshojë shumë shpejt. Telesta prodhon makina elektrike të jashtëzakonshme, me çmim të leverdisshëm dhe me cilësi. Por gjërat pritet të ndryshojnë shumë shpejt. Tashmë që kompanitë e mëdha po hyjnë shumë në këtë segment të tregut, Telesta pritet të ketë dëme të mëdha në shitjen e makinave të saj.

Kompania e parë e madhe që do të prezantojë makinën e saj si një konkurente e drejtpërdrejtë e Telesta do jetë Porsche e cila në vitin 2019 pritet të hedhë në treg makinën e saj Mission Es dhe sipas CEO së kompanisë Oliver Blume, kompania pret të ketë një shitje prej 20 mijë makinash. Kjo do të thotë që pjesa që Telesta zotëron në treg do të zvogëlohet ndjeshëm./Citynews.al

Lajmet e fundit nga