LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti në “Lungomare”/ Arrest shtëpie për shoferin e plagosur

30 Nëntor 2016, 11:32, Aktualitet CNA

Gjykata e Vlorës vendosi sot masën e sigurisë ?arrest shtëpie? me mbikqyrje elektronike për 21 vjeçarin Petraq Beja, i cili drejtonte mjetin që u aksidentua në aksin Ujë i Ftohtë-Skelë mbrëmjen e 26 nëntorit.

Seanca u mbajt në ambientet e spitalit të Vlorës, ku është shtruar i riu pas plagosjes në aksident.

Në aksident humbi jetën kushëriri i tij, 17-vjeçari Kristo Panajoti, ndërsa mbeti i plagosur dhe vetë Bego.

Ndërkohë Prokuroria e Vlorës ka kërkuar ?arrest me burg? për inxhinierët e firmës: Ilirian Tahmazi me detyrë Përgjegjes i Sigurimit Teknik dhe Tomorr Cena, me detyrë Inxhinier Zbatues i Projektit, të dy punonjës të firmës ?Xh & M Sh.p.k?  që kryente punimet në rrugën Skelë-Ujë i Ftohtë akuzohen për kryerjen e veprës penale ?Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë?.

Ata akuzohen se nuk kanë vendosur tabela paralajmëruese për përdoruesit e rrugës.

Sipas prokurorisë, hetimet janë në vazhdim e sipër. /Citynews

Lajmet e fundit nga