LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video- Lëvizte me armë zjarri/ Arrestohet një person, procedohen dy të tjerë

29 Nëntor 2016, 20:33, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 20-vjeçar pasi u kap me armë zjarri pa leje dhe ka kundërshtuar forcat e rendit.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar është Xhoni Asllanaj, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për ?Vjedhje?

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit J. Daçi, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për ?Plagosje të lehtë? dhe A. Kovaçi (Xhabafti), 44 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartë përmendur janë konstatuar në vendin e njohur si ?Unaza?, në Vorë, Tiranë, duke udhëtuar me mjetin ?Toyota?, me targë AA 045 EG, të cilët nuk i janë bindur urdhërit të Punjonjësve të Policisë për të ndaluar.

Pas ndalimit të mjetit kanë vazhdur kundërshtimet për kontrollin e mjetit dhe të tyre, ku gjatë kontrollit të shtetasit Xhoni Asllanaj, në çantën e dorës së tij është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

? Një armë zjarri, tip pistolete, e markës HS2000, me një krëhër dhe 15 fishekë të kalibrit 9mm.

Materialet Proceduriale i?u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? dhe ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik?, parashikuar mga Nenet 278 dhe 242 në ngarkim të shtetasit Xhoni Asllanaj dhe për veprën penale ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik?, parashikuar nga Neni 242, në ngarkim të dy shtetasve të proceduar në gjendie të lirë.

Lajmet e fundit nga