Connect with Us

VIDEO – Imami shqiptar akuzon mediat pro-Clinton/ Mashtruat për Trump

Aktualitet

VIDEO – Imami shqiptar akuzon mediat pro-Clinton/ Mashtruat për Trump

Publikuar

-

Imami nga Tirana, Elvis Naçi, ka folur në lidhje me fitoren e Donald Trump në  zgjedhjet presidenciale në SHBA, të mbajtura më 8 nëntor.

“U zgjodh Donald Trump u çudit bota. Jo mo s’ka për t’u çuditur fare. Hiç, mediat mashtruan. Kaq. Një pjesë e këtyre mediave që kishin interesa me Clintonin e bënë Donaldin që s’fiton. Po këto media që s’i përputhen interesat me Islamin e nxjerrin terrorizëm”, ka thënë hoxha shqiptar gjatë fjalimit të së premtes në xhaminë e Tabakëve në Tiranë.

Deklarata e plotë e Hoxhë Elvis Naçit:

U zgjodh Donald Trump u çudit bota. Jo mo s’ka për t’u çuditur fare. Hiç, mediat mashtruan. Kaq. Një pjesë e këtyre mediave që kishin interesa me Klintonin e bënë Donaldin që s’fiton. Po këto media që s’i përputhen interesat me islamin e nxjerrin terrorizëm. Kaq. Mos u lodh fare më. A e kuptove këtë? Po e kuptova. Kaq. U mor leksioni për xhuma. Këtë duhet me e shpjegu. Tha bota: “si shpjegohet?”. Jo mo mediat thanë që iu interesonte të fitonte ajo. Ne s’merremi fare me politikë, mua s’më interson fare ajo pjesë por po e them si ide. Dhe thanë të gjithë pastaj që mediat paskan patur interesa politike, ekonomike a punët e tyre me Hillari Klinton. Donin të fitonte ajo dhe thanë fiton me kriju një psikologji tek populli amerikan që të mos shkonin kot të votonin për Donald Trumpin se ka fituar kjo. Kur në fakt populli amerikan është i zgjuar, ja jep kujt të dojë. Ne s’kemi lidhje fare me atë por po e themi si ide. Këto media që manipuluan psikologjinë, këto janë ato që një pjesë e tyre flasin që islami është terrorizëm sepse interesat nuk përputhen. Do shohësh ti kur të ngrihet Rusia, siç e po e shikon ti si perandori. Edhe Kina. Do shohësh e do më kujtosh që edhe Rusia edhe Kina edhe Amerika edhe Europa do thonë ku është islami i paqes. Sepse do sinkronizohen, e ardhmja duket qartë që do sinkronizojë, do lindi dielli që për botën islame do kenë nevojë dhe do e lavdërojnë të gjithë. Pastaj kalon, e shajnë prapë. Kështu vjen kjo punë, mos u çudit ti. Ti nuk duhet të trazohesh nga kjo. Ti duhet me e marr origjinën nga mjali i Kuranit, nga perlat profetike dhe nga hoxhallarët e sinqertë, jo nga media. Mbaje mend këtë. Merre nga hoxhallarët që janë shumë të sinqertë dhe i ke kudo. Edhe je në rregull. Të ka bekuar i madhi Zoti për këtë. Pra mos u çudit. Se janë interesa. Sot ai të bën shejtan, nesër del engjëll, sot je në terror, nesër të bën të paqshëm, sot je ngjyrë e zezë, nesër të lyejnë me të bardhë. Ti je në fakt por varet nga interesat politike. Ne s’ngatërohemi me këto. Ne i kemi interesat fetare. Ne duam të afrohemi tek i madhi Zot, jo me u bë miliarder. Ne duam të shkojmë në xhenet, jo me u bë President në këtë botë. Këto duhen ndarë. Nëse njeriu i ndan këto është i qetë. Nëse ngatërohet me këto nuk e di se ku i del. Ne duhet të jemi të sinqertë dhe me të madhin Zot që nuk vdes kurrë. Të tjerat ikin, katër vjet në administratë, 8 vjet maksimumi, ikën, vjen tjetri, ky që u mbështet tek i pari u rrëzua se i iku, ky që e mori këtë pas 8 vjetësh rrëzohet dhe ky, ngel vetëm i Gjithëfuqishmi, ai që s’vdes kurrë. Kush u lidh me atë fitoi. Gjithë lidhjet e tjera ndërprehen një ditë. Kjo është kuptimi i madh i Islamit, kuptimi gjigand i kësaj feje madhështore”. /Citynews

Videoja e hytbes të së premtes:

LEXO EDHE:  Zbulohet plani i Bashës/ PD “kapërcen” zgjedhjet lokale

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në aksin Berat-Skrapar/ Përplasen dy automjete, 4 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë është rregjistruar pasditen e sotme në aksin Berat-Skrapar.

Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Qafë Hoxhaj”.

Sipasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve fëmijë.



Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve,jashtë rresikut për jetën.

LEXO EDHE:  Nuk hoqi tarifën ndaj Serbisë/ SHBA ndëshkon Kosovën

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ PD nis negociatat me partitë e tjera

Mësohet se ka qënë mjeti tip Golf që vinte nga Skrapari në drejtim të Beratit dhe që drejtohej nga Xhulio Katillari ai që ka humbur kontrrollin e mjetit dhe ka hyrë në korsinë e mjetit Seat që drejtohej nga shtetasi italian Guido Sivori,duke e goditur fuqishëm ballazi.

Shtetasi italian Guido Sivori tregon edhe momentet e aksidentit dhe tronditjen që pësuan familjarët e tij.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situatë e rënduar nga pandemia/ Qytetarët nuk respektojnë masat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Numri i ulët i qytetarëve të vaksinuar në Kosovë si dhe mosrespektimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit po vazhdojnë ta mbajnë të përkeqësuar situatën me pandeminë, thonë profesionistët shëndetësorë.

Vetëm gjatë javës së kaluar nga koronavirusi kanë vdekur 171 pacientë dhe janë regjistruar afër 10 mijë raste të reja.

Sa i përket vaksinimit, Kosova vlerësohet të ketë përqindje të vogël të qytetarëve të vaksinuar. Deri pasditen e 6 shtatorit janë administrua 932,286 doza të vaksinës, ndërkaq me të dy dozat janë të vaksinuar 314,334 persona.

Infektologu Xhevat Demiri thotë për Radion Evropa e Lirë se situata me pandeminë është shumë e rëndë dhe kërkohet një vetëdijesim i qytetarëve për respektim të masave kundër COVID-19 dhe për vaksinim kundër kësaj sëmundjeje.

“Pasojë e kësaj situate të rëndë me pandeminë është në radhë të parë mosrespektimi i masave kundër COVID-19. Çdo ditë e më shumë kemi grumbullime që rrezikojnë situatën. Vaksinimi është i ulët. Por, është edhe një faktor tjetër që një pjesë e popullsisë vazhdon të mos besojë që ka virus”, thotë ai.

Disa qytetarë shijojnë kafenë në një kafiteri në Prishtinë. 6 shtator 2021.

Në këtë trend të situatës me pandeminë, shton Demiri, vështirë se mund të fillojë edhe mësimi me prezencë fizike në shkolla, ashtu siç është paralajmëruar se do të ndodhë më 13 shtator.

Mbi 16 mijë gjoba për shkelësit e ligjit

Masat kundër COVID-19, siç janë mbajtja e maskës, distanca fizike, mosgrumbullimi i njerëzve dhe ahengjet familjare nuk po respektohen në masë të duhur. Kjo shihet nga inspektimet që po bëjnë autoritetet kompetente.

A po i kontrollon Policia e Kosovës të vetizoluarit?

Policia e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUVK) janë dy institucionet të cilat bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave kundër COVID-19.

Policia e Kosovës vetëm brenda pesë ditëve të para të muajit shtator ka shqiptuar mbi 16 mijë tiketa në bazë të Ligjit kundër COVID-19.

Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, tha këto gjoba janë duke aplikuar në kontrollet në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste, pika kufitare dhe vende tjera.



Policia ka kaluar në orar 12 orësh për të shtuar personelin policor në detyrë.

“Kështu që aktivitetet dhe patrullimet policore, janë shtuar në nivel vendi, po ashtu edhe numri i gjobave për shkelësit e Ligjit kundër COVID-19”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

LEXO EDHE:  Mjekja thirrje nga SHBA/ Kjo është dallga e dytë e Covid, të pezullohet vaksinimi

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ PD nis negociatat me partitë e tjera

Policia apelon te të gjithë qytetarët, institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria, që t’u përmbahen rregullave dhe të respektojnë masat kundër COVID-19, në mënyrë që “edhe një herë, të arrijmë t’i ulim shifrat e të prekurve dhe të mbrojmë të gjithë së bashku shëndetin publik, në të kundërtën do të merren masa ndëshkuese”.

Dasma në pandemi

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, Flamur Kadriu tha për Radion Evropa e Lirë se kanë raportime për organizimin e ahengjeve familjare dhe inspektorët po ndërprerjen mbajtjen e tyre.

“Kemi raportime për organizim të dasmave. Por, inspektorët bashkë me Policinë e Kosovës janë duke bërë gjithçka që të ndërpresin secilin aktivitet ku ka grumbullim të njerëzve ku nuk mbahet distanca, ku nuk përfillen masat që i ka marrë qeveria. Do të vazhdojmë me dënime, me mbyllje të lokaleve, bareve. Patjetër se do të marrim të gjitha veprimet në mënyrë që të ulim numrin e të infektuarve dhe vdekjet”, tha Kadriu.

Çfarë ndikoi në shtimin e vdekjeve në Kosovë?

Vetëm më datën 4 shtator, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ua ka pezulluar punën 17 lokaleve të cilat nuk i kanë respektuar masat.

Për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID 19 janë angazhuar 85 inspektorë të rinj.

Hysen Sogojeva, udhëheqës i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, tha për Radion Evropa e Lirë, se janë duke respektuar masat dhe se nuk po organizohen ahengje familjare në ‘sallat e dasmave’.

“Deri më 13 shtator ne jemi zotuar se është mirë t’i respektojmë masat. Kushdo që i shkelë masat dhe organizon dasma, as që diskutohet, duhet gjobitur. Ata të cilët mbajnë dasma në shtëpi, ne nuk mund t’i kontrollojmë”, u shpreh ai.

Një kafiteri e mbyllur në Prishtinë për shkak të mosrespektimit të masave kundër COVID-19. Prishtinë, 6 shtator 2021.

Më 30 gusht në Kosovë kanë nisur së zbatuari masat e reja për luftim të pandemisë.

Ahengjet dhe dasmat janë anuluar, është zvogëluar orari i bizneseve të gastronomisë, si dhe është shtuar kërkesa për dëshmi të vaksinimit për të fituar qasje në një mori aktivitetesh. Të gjithë punëtorët e bizneseve, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejt me klientët, duhet të jenë të vaksinuar apo të kenë test negativ./REL

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mosdeklarim i të hollave në kufi/ Sekuestrohen 17 mijë euro në Kapshticë, procedohet 57 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë evidentuan sot një rast mosdeklarimi të ardhurash në kufi dhe sekuestruan shumën prej 17.380 euro mijë eurosh.

Si rezultat, është proceduar penalisht 57 vjeçari me inicialet O.M., banues në Bishqem, Peqin.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.



LEXO EDHE:  “Opozita e do Elbasanin të qetë”/ Flutura Açka tregon si lindi incidenti mes militantëve të PS-PD

LEXO EDHE:  “Opozita e do Elbasanin të qetë”/ Flutura Açka tregon si lindi incidenti mes militantëve të PS-PD

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet ne njoftimin e palote./CNA.al

LEXO TE PLOTE