Connect with Us

Të gjithë në gjunjë përpara Ilir Metës

Aktualitet

Të gjithë në gjunjë përpara Ilir Metës

Publikuar

-

Ndoshta duket ironike, por është një fakt i vërtetë. Sot, e gjithë elita politike në vendit tonë, mazhorancë –opozitë, është ulur në gjunjë përpara Ilir Metës. Citynews po sjell disa momente krahasuese, të cilat fillojnë me Edi Ramën dhe qëndrimet e tij ndaj ilir Metës dje, me Lulzim Bashën dhe qëndrimet e tij dje, si dhe me Erion Veliajn dhe qëndrimet e tij dje.

Për të treguar se të gjithë janë në gjunjë përpara tij, po sjellim qëndrimet e Edi Ramës sot, qëndrimet e Bashës sot dhe qëndrimin e Veliajt sot, në një nga fotot e mëposhtme e cila flet më shumë se sa fjalët.

Edi Rama- “Përgëzimet e përzemërta të kancelares do doja t’i ndaja me ju, me Ilir Metën, bashkëkryetarin e koalicionit, pa të cilin reformat tona të thella e të vështira do të kishin qënë të pamundura.meta-veliaj

Lulzim Basha- Një një betejë ekzistenciale me pushtetin e veshur me krim, me pushtetin më të keq se cdo diktaturë, për një qëllim madhor kombëtar sic është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është i thirruir kushdo qytetar, faktor politik, që s’është pjesë e krimit, drogës, s’është pjesë e vullntetit për të prishur zgjedhjet e shqiptarëve, kjo s’është betejë për PD, është betejë për të ardhmen e shqiptarëve. Ky është edhe kufiri që ndan dy lloj forcash politike, kush e konsideron veten pjesë të krimit dhe mbështetet te krimi dhe droga për të prishur zgjedhjet e ardhshme, do qëndrojë në anën tjetër që do përballet me koalicionin më të madh qytetar”

Erion Veliaj- Unë besoj që ne Bashkinë e Tiranës, ndoshta jemi një nga vendet që ka aplikuar më shumë atë filozofi të Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të LSI-së, mikut tonë Ilir Metës që ka shumë më shumë gjëra, jo vetëm ne si të majtë, por ne si shqiptarë, ne si të rinj, që na bashkojnë më shumë se sa gjërat që na ndajnë”Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit.	/r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a parliamentary session.

Për ta kuptuar, po sjellim fjalët e Edi Ramës për Ilir Metën përpara 21 janarin, fjalën e  Veliajt për Metën dhe fjalët e Lulzim Bashës gjatë skandalit të CEZ-DIA, për të cilin sot është ngritur një komision hetimor, por nuk dihet nëse Meta do të dëshmojë.

LEXO EDHE:  Patozi e Bode në Korçë/ Salianji tallet me demokratët: Ata pinë raki

 Rama- Jo vetëm s’ka pohim, jo vetëm s’ka ndjesë, jo vetëm s’ka reflektim, po ka një manovër, nga e

 

cila ka një rezultat që tregon se në thelb s’ka ndryshuar asgjë, pasi ka ikur Meta ka mbetur blloku aty. Dhe të gjitha aferat dhe favoret tërësisht të paligjshme që janë zemra e sistemit të korrupsionit, të cilin këta kusarë dhe matrapazë kërkojnë të riciklojnë pushtetin, janë aty në atë bllok dhe janë aty në atë zyrë dhe në ato zyra dhe do vazhdojnë të jenë aty e të implementohen në rrugën e paligjshmërisë

Basha-Ilir Meta ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë më parë, duke ndikuar gjyqësorinbasha-meta. Kërkojmë dorëheqjen e Ilir Metës, dorëzimin para drejtësisë pa imunitet. Parakusht është largimi i tij nga detyra që çështja të zbardhet e plotë”,

Veliaj-Pas Fiksit nuk e di cila pjese ma shpifi me shume…ndoshta fillimi kur Ilir Metea peshtyn gishtat obese si kambist ordiner dhe shfleton si te ishte shuk me lek ate defterin ku ne liste vijonin armo, hec, tec, kryetarja e gjykates se larte, prokuroret, bakshishi 700 euro dhe… pika kryesore “ e kam fol me Saliun” NEVERI!”

Gjykojeni vetë nëse Rama, Basha dhe Veliaj janë gjunjëzuar para Metës. Arsyeja e gjunjëzimit, kuptohet./citynews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Publikuar

-

Nga

SHBA do të kërkojë nga Kina t'u përmbahet "rregullave të lojës"

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Në njoftimin për shtyp, që i paraprin bisedimeve të zonjës Sherman me Këshilltarin e Shtetit kinez dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi, në Tianjin, thuhej se dy ekonomive më të mëdha në botë u duhet të gjejnë mënyra të përgjegjshme për të menaxhuar konkurrencën.

Ajo do të nënvizojë se ne nuk duam që një konkurrencë e ashpër dhe e vazhdueshme të shndërrohet në konflikt“, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, përpara që atij që do të jetë takimi i parë i rangut të lartë ballë për ballë mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas disa muajsh. Kjo është pjesë e përpjekjeve që të dyja palët po bëjnë për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara.

LEXO EDHE:  Vaksinimi masiv/ Manastirliu: Dy ditët e ardhshme do të përfshihen grupmoshat mbi 60 vjeç

Kjo është arsyeja pse SHBA-ja dëshiron të sigurojë parametra për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet“, tha zyrtari amerikan. “Ajo (zonja Sherman) do të bëjë të qartë se ndërsa ne e mirëpresim konkurrencën e fortë e të qëndrueshme me Kinën, të gjithë duhet të luajnë me rregulla të barabarta loje“.

LEXO EDHE:  Edi Ramës nuk i del inati/ Derdh mllefin ndaj kundërshtarëve të Gent Cakajt

Zonja Sherman pritet të mbërrijë të dielën në Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit dhe do të qëndrojë deri të hënën.

Ndërkohë javën tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojë drejt Singaporit, Vietnamit e Filipineve ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Indinë, shenja të një përpjekjeve të SHBA-së për të intensifikuar angazhimin në këtë rajon ndërsa Kina po sfidon ndikimin e Uashingtonit në Azi./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Mes dhunës së vazhdueshme në Afganistan, duke përfshirë dhe raketat që ranë këtë javë pranë pallatit presidencial gjatë lutjeve me rastin e Bajramit, talibanët po bëjnë thirrje që Presidenti Ashraf Ghani të tërhiqet si kusht për të negociuar me pas një zgjidhje politike.

Të premten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden mbështet udhëheqësit e popullit afgan, duke përfshirë Ashraf Ghanin. Ajo tha se po zhvillohen negociata të vazhdueshme mes udhëheqësve afganë dhe talebanëve.

Ne besojmë se një zgjidhje politike është rezultati i vetëm për paqen e qëndrueshme në Afganistan, por ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për qeverinë në disa forma: si ndihma humanitare, mbështetje dhe trajnime për forcat e sigurisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë t’i inkurajojmë ata të marrin një rol udhëheqës në mbrojtjen e popullatës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Vaksinimi masiv/ Manastirliu: Dy ditët e ardhshme do të përfshihen grupmoshat mbi 60 vjeç

LEXO EDHE:  Berisha i përgjigjet ftesës së Kryeministrit/ Publikon videon greke të Ramës

Në fillim të kësaj jave në Pentagon, gjenerali i Ushtrisë Mark Milley bëri një vlerësim të situatës dhe të asaj që mund të ndodh në Afganistan.

“Ekziston një mundësi për të negociuar ende. Ekziston një mundësi që talibanët të marrin kontrollin e plotë, janë disa skenarë në lojë. Ne jemi duke monitoruar nga afër. Përfundimi ende nuk dihet”, tha Gjeneral Mark Milley, Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane.

Në një takim virtual me gazetarët amerikanë të premten, disa anëtarë kryesorë të parlamentit afgan kërkuan që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndihmojnë me fonde e të mbështesin forcat e sigurisë.

Ata gjithashtu kërkuan më shumë dronë amerikanë për të sulmuar artilerinë talibane. Ligjvënësit afganë thanë se situata do të përkeqësohet me tej me largimin e forcat amerikane në shtator./voa

LEXO TE PLOTE

Kronika

Si nisi sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Publikuar

-

Nga

Sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Aldo Gjini është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin u konfiktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

LEXO EDHE:  Edi Ramës nuk i del inati/ Derdh mllefin ndaj kundërshtarëve të Gent Cakajt

LEXO EDHE:  Berisha i përgjigjet ftesës së Kryeministrit/ Publikon videon greke të Ramës

Autori është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE