LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Super-operacion policor në Itali/ 48 të arrestuar

29 Nëntor 2016, 08:23, Aktualitet CNA

Më shumë se 250 policë të Catanzaros, duke përfshirë shërbimin qendror operativ dhe repartet e përforcimit, kanë arrestuar 48 persona me akuzën e komploteve mafioze.

Urdhër-arresti është lëshuar nga gjykata me kërkesë të prokurorit të Calabrisë Nicola Gratteri.

Në mesin e të arrestuarve është nënkryetari i bashkisë së Cropanit, Francesco Greco.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit, përveç përfshirjes në organizatë mafioze, akuzohen edhe për armëmbatje pa leje, konkurrencë e paligjshme me dhunë dhe kërcënime, abuzim detyre, regjistrime fictive, krijim I organizatës kriminale etj.

Të gjithë akuzohen si pjesë e organizatës mafioze Ndragheta, që kontrollon thuajse të gjitha trafiqet në Jug të Italisë dhe jo vetëm. /Citynews

Lajmet e fundit nga