Connect with Us

Rrëfim-Dua një fëmijë tjetër/ Burri im nuk mund të ma japë

Life Style

Rrëfim-Dua një fëmijë tjetër/ Burri im nuk mund të ma japë

Publikuar

-

“Jam 31 vjeç dhe kam një vajzë të vogël e cila është 5-vjeç, ndërkohë bashkëshorti im është 42-vjeç dhe ka dy djem nga martesa e parë. Rreth 6 muaj më parë mbeta shtatzënë dhe nuk e kishim planifikuar diçka të tillë. Edhe pse vendosëm që ta sillnim në jetë këtë fëmijë, burri im kreu një vazektomi për të mos patur një shtatzani tjetër të padëshiruar. Fatkeqësisht unë e dështova fëmijën dhe dua ta provoj sërish për një fëmijë tjetër. I kërkoj bashkëshortit tim të bëjë procedurën e rikthimit të pjellorisë por ai thotë se nuk do më fëmijë dhe nëse kjo gjë nuk më pëlqen ai do të largohet nga unë”, Kjo është letra e një 31-vjeçareje drejtuar psikologes së “The Sun”, e cila i kërkon kësaj të fundit një këshillë se si të veprojë.

“Është shumë i vështirë rikthimi i pjellorisë te meshkujt pasi kanë kryer një vazektomi edhe nëse ai e bën procedurën shanset janë të pakta që ti të mbetesh shtatzënë. Fol me bashkëshortin tënd dhe mos merrni vendime të nxituara për momentin”, përgjigjet psikologi./Citynews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Mevlani indiferent ndaj Ledjanës/ Veprimi i tij bën ndjekësit të dyshojnë

Publikuar

-

Nga

Mevlani indiferent ndaj Ledjanës/ Veprimi i tij bën ndjekësit të dyshojnë

Jasmina dhe Andi janë dy prej personazheve më të pëlqyer dhe të komentuar të Përputhen. Në puntatën e kaluar është transmetuar takimi mes tyre.

Pas takimit, Jasmina shpërtheu në lot duke u shprehur se, ndihej e lodhur nga e gjithë situata. Andi shkoi drejt saj për ta qetësuar dhe Ledjana i liroi vendin të ulej pranë Jasminës.

Ndërkohë ajo u ul në vendin e Andit, shumë pranë Mevlanit, por regaimi i tij ka marrë të gjithë vëmendjen.

Ndjekësit kanë vënë re që ai është treguar shumë indiferent, serioz dhe i ftohtë në atë moment. Menjëherë kanë vërshuar komentet në rrjetet sociale ku shumë prej ndjekësve ju duket e çuditshme pse Mevlani nuk reagoi në atë moment.

LEXO EDHE:  Altin Hazizaj: Në Shqipëri 21% e fëmijëve deri 16 vjeç dhunohen seksualisht

LEXO EDHE:  Ish-Drejtori i Arkivit në MB publikon fotot e rralla të fëmijëve në Ambasadën gjermane të korrikut 1990

Për më tepër lexoni disa prej komenteve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Ia arriti ta ndajë nga Sindi”/ Mevlani ia thotë në sy Olës: Super aktrim me Muratin

Publikuar

-

Nga

“Ia arriti ta ndajë nga Sindi”/ Mevlani ia thotë në sy Olës: Super aktrim me Muratin

Në episodin e kaluar të emisionit Përputhen, është transmetuar takimi i Olës me Muratin. Në lidhje me takimin e tyre, Mevlani është shprehur se, Ola po aktron me Muratin.

Mevlani tha se, ajo që donte të bënte ishte ta ndante nga Sindi dhe pasi e arriti këtë tani do ta parkojë në rreshtin e dytë.

Po mendoj për Olën që është një super aktrim sa i përket për Muratin.Sepse nuk mundesh me qenë aq i afërt për dy takime. Mundesh të jesh por kur shpreh edhe pëlqime për djem të tjerë. Ia arriti ta ndajë nga Sindi. Tashi nga java tjetër do e parkojë në rresht të dytë edhe pastaj e ka në dorë kur të dojë”, është shprehur Mevlan Shaba./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Në New York me peshqir në kokë/ Ronela Hajati: Ja si dilet nga shtëpia

Publikuar

-

Nga

Në New York me peshqir në kokë/ Ronela Hajati: Ja si dilet nga shtëpia

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të dashura të shoëbizit. Hajati ëshët shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Së fundi ajo ka treguar se ndodhet në New York dhe i ka befasuar të gjithë me pamjen e saj.

Ronela shihet se ka dalë nga shtëpia me një peshqir në kokë dhe krahas shkruan:“Ja si dilet nga shtëpia kur e ke me ngut”.

Kujtojmë se Ronela pak ditë më parë publikoi këngën e dytë të albumit “Rron”, e cila ka rezultuar shumë e suksesshme dhe është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE