LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Nishani udhëton drejt Turqisë/ Merr pjesë në Samitin e 7-të të Bosforit

29 Nëntor 2016, 08:10, Aktualitet CNA

Presidenti Bujar Nishani është nisur drejt Turqisë për të marrë pjesë në Samitin e Shtatë të Bosforit, që do të zhvillohet në Stamboll në datat 29-1 dhjetor 2016.

Në këtë Samit, që zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të diskutohet dhe do të shkëmbehen mendime dhe ide mbi Platformën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar si dhe mbi çështje të ndryshme të sigurisë dhe sfidave të tjera, me të cilat përballen vendet pjesëmarrëse.

Presidenti i Republikës do t?i drejtohet me një fjalim Samitit e 7-të të Bosforit ku do të diskutojë rreth temës: ?E ardhmja globale, objektivat globale?, thuhet në njoftimin e presidencës. /Citynews

Lajmet e fundit nga