LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk i binden urdhërit të Policisë/ Një i arrestuar, shoqërohen dy të tjerë

29 Nëntor 2016, 11:32, Aktualitet CNA

 

Në bazë të planit të masave të Drejtorisë Vendore të Policisë per kontrollin e territorit, nga ana e Shërbimeve të Policisë ditën e djeshme, rreth orës 23:30 në vendin e quajtur Rruga? Unaza? në Vorë, është bërë ndalimi e me pas kontrolli i mjetit tip “Toyota ” ku kanë qënë duke udhëtuar tre shtetas, më konkretisht:

Xhoni Asllanaj, 20 vjeç, banues në Tiranë (Vorë), i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhje”(arrestuar) per armëmbajtje pa leje.

J.Daçi 20 vjeç, banues në Vorë (Tiranë), i dënuar më parë, proceduar në gjendje të lirë.

Kovaçi (Xhabafti) 44 vjeç, banues në Vorë(Tiranë), proceduar në gjendje të lirë.

Arrestimi dhe proçedimi në gjendje të lirë i këtyre shtetasve u bë pasi nuk i janë bindur punonjësve të policisë me anë të veprimeve të tyre, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në cantën e dorës së shtetasit Xhoni Asllanaj u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri e tipit pistoletë e markës HS2000 si dhe një krehër me 15 fishekë kalibër 9mm.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistoletë dhe automjeti tip Toyota  (e blinduar). /Citynews

 

 

Lajmet e fundit nga