LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ilir Meta, eminenca gri apo kambist ordiner ?

29 Nëntor 2016, 16:34, Aktualitet CNA

Gjatë ceremonisë së nderimit të luftëtarëve të rënë në  Luftën Nacional Çlirimtare të zhvilluar sot, fotografët arritën të fokusonin një pamje që bën jo pak përshtypje dhe krijon debat në media dhe qarqet politike.

Në foto shfaqet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili gati sa nuk ulet në gjujnë për ti puthur dorën kreut të LSI-së, Ilir Meta.

Por 5 vite me pare, ne 11 janar 2011, Veliaj shkruan një status në rrjetet sociale ku shprehet

??Pas Fiksit nuk e di cila pjese ma shpifi me shume?ndoshta fillimi kur Ilir Metea peshtyn gishtat obese si kambist ordiner dhe shfleton si te ishte shuk me lek ate defterin ku ne liste vijonin armo, hec, tec, kryetarja e gjykates se larte, prokuroret, bakshishi 700 euro dhe? pika kryesore ? e kam fol me Saliun? NEVERI!?, shkruante Veliaj

Atëherë, Ilir Meta ishte një kambist ordiner. Sot, Erion Veliaj, I përulet, gati ti puthë dorën, thua se Meta është mbreti apo eminenca gri e pushtetit. Ndoshta, neveria është vetë Veliaj, por kjo nuk ka nevojë për pikëpyetje./citynews

Lajmet e fundit nga