Connect with Us

Horoskopi e martë 29 nëntor

Aktualitet

Horoskopi e martë 29 nëntor

Publikuar

-

DASHI21. mars – 20. prill

Edhe pse ne një lidhje, sot do ndiheni me te vetmuar se kurrë. Partneri do jete i angazhuar me disa çështje te rëndësishme dhe do ju lere shume pas dore. Beqaret nuk do arrijnë dot te fiksohen pas një personi pasi do marrin shume ftesa njëherësh. Ne planin financiar ka rrezik te keni goxha vështirësi dhe do ju duhet ndihme nga te afërmit për t’ia dale mbanë.

DEMI21. prill – 21. maj

Dite e qete, pa probleme, por edhe pa pasion te madh. Beni ato qe do ndjeni dhe mos mendoni aspak për te ardhmen e largët. Beqaret nuk do ndihen mire me takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe. Ne planin financiar do kaloni një dite goxha te vështirë. Kërkoni ndihme nga familjaret ose miqtë e ngushte sepse përndryshe nuk do ja dilni dot.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Rutina do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift dhe ne disa momente edhe mund te mërziteni. Flisni me partnerin dhe mundohuni te bëni ndonjë ndryshim. Beqaret do jene me te favorizuar dhe mund te kenë ndryshime drastike te statusit. Për financat nuk do keni për çfarë te qaheni pasi gjendja ka për te qene e shkëlqyer ne çdo moment.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Çfarë do qe te ndodhe sot ju do e ruani qetësinë dhe nuk do i largoheni partnerit. Ju e dini mire sa shume ai ju dashuron dhe ndonjë fjale te gabuar te tij ne momente inati nuk do e merrni parasysh. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen e te hedhin hapa sepse mund te lëndohen pamase. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse situata mund te përkeqësohet.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Dita e sotme do ketë vështirësi te vogla sot, por asgjë për t’u alarmuar. Çdo gjë duhet marre sa me shtruar qe te jete e mundur. Beqaret do kenë njohje te reja qe ne mëngjes, por takimi i shumëpritur do ndodhe ne orët e pasdites. Shume gjera kane për te ndryshuar shpejt për ta. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj, por ju duhet te dini si t’i menaxhoni paratë.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Dite e jashtëzakonshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te forta dhe do ju duket sikur jeni ne një ëndërr. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër nëse duan te gjejnë personin e duhur. Nëse presin qe ai te vije vete t’i kërkojë, do jene te humbur. Financat duhet t’i keni nen kujdes. Po shpenzuat edhe për gjera te panevojshme keni për te mbetur pa para.

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e sotme, 17 shtator 2021
PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Nuk duhet ne asnjë mënyrë te mundoheni ta bëni xheloz partnerin tuaj sot sepse pasojat mund te jene te mëdha. Mundohuni vetëm te dashuroheni si ta ndjeni dhe largoni dyshimet. beqaret duhet te bëjnë ende durim për te gjetur personin me te përshtatshëm. Financat do dini si t’i organizoni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme ne çdo moment. Vazhdoni me këtë sjellje.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Marrëdhënia juaj ne çift do jete goxha e mire sot. Do jeni te dy palët ne humor dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje mund te ndihen keq. Beqaret nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do mbeten me te njëjtin status. Financat do arrini t’i menaxhoni me kujdes dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dite e zakonshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për fat te mire nuk do ketë mosmarrëveshje, por ne përgjithësi do mbizotërojë qetësia. Beqaret qe duan lidhje serioze duhet te presin edhe pak kohe, ndërsa ata qe preferojnë aventurat kalimtare do jene me shume fat. Me shpenzimet tregohuni objektive dhe mendoni paksa edhe për te ardhmen.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite me shume fat do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me se miri pranë atij qe dashuroni dhe mund te pranoni te hidhni edhe hapa me tej. Beqaret do afrohen akoma me shume me disa persona te njohur rishtazi. Lidhja e tyre mund te thellohet edhe me tepër. Ne planin financiar gjendja do vije gjithnjë e duke u përmirësuar.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Dite e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do keni aq shume debate me partnerin saqë mund te mendoni edhe te ndaheni. Beqaret ka mundësi te takojnë persona interesante ne mjedisin e punës. Financat do vazhdojnë te mbeten te paqëndrueshme edhe për një kohe te gjate. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do jeni shume nervoze sot ju te dashuruarit dhe mund t’i thoni partnerit gjera te gabuara. Po nuk folët me te dhe t’ia shpjegoni situatën mund te keni probleme akoma me te renda. Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë sepse gjithçka ka kohen e vet. Me shpenzimet do jeni impulsive dhe mund te bëni gabime te mëdha me pasoja te renda për te ardhmen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Besimi në SPAK ‘çështje politike’ për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Shqiptarët janë të ndarë dhe shfaqin “preferenca politike” kur vjen puna tek vlerësimi i punës së institucioneve të drejtësisë.

‘Barometri’ në Euronews Albania zbulon se 41% e shqiptarëve kanë besim te Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndërsa 30 % e tyre nuk besojnë.

Votuesit e Partisë Socialiste janë më besnikët ndaj SPAK-ut. Sipas gjetjeve, 75% e tyre besojnë tek puna e këtij institucioni.

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 11 shtator 2017

LEXO EDHE:  Horoskopi, 27 korrik 2018



Kurse në kampin e Partisë Demokratike vihen re se ka një besim shumë më të zbehtë, ose e thënë ndryshe 16% e votuesve të kampit blu nuk besojnë tek institucionet e reja të drejtësisë.

Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demoratike dhe deklaratën e Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Në komentin e tij Gjata ka theksuar se situata brenda PD është shumë e rrezikshme dhe se Berisha ka të drejtë për mbledhjen e Kuvendit.

“Berisha ka të drejtë se e ka statuti mbledhjen e kuvendit. Por nuk jemi para gjykatës, sepse atje ndahen gjërat. Është më politike çështja. Nëse mblidhet ¾ e firmave mblidhet kuvendi. Por nuk e di nëse Basha mund ta pengojë apo jo. Këtu nuk po respektohet Kushtetuta”, ka thënë ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  Horoskopi e shtune 24 dhjetor

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e sotme, 17 shtator 2021



Më tej Gjata ka theksuar se kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e Kuvendit dhe se zgjidhja e PD është votimi.

“Kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e kuvendit. Mendoj që PD është në një moment që duhet ta vlerësojë.  Më vlerë ka të rregullohet marrëdhënia e brendshme në PD. Opozita të ngrihet në nivel opozitar. A kemi fuqi për ta kapërcyer këtë ngjarje, të mos mendojmë se çfarë u tha. Të synojme drejt një zgjidhje dhe ajo është e votimi”, deklaroi Gjata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka mbi supe përçarjen e PD”/ Noka: Basha duhet të largohet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur se kreu i PD, Lulzim Basha nuk është më as një frymëzim dhe as një motivim për demokratët.

Sipas Nokës, Basha ka mbi supe përçarjen e PD dhe nuk ka mbështetje nga shumica e anëtarësisë.

I ftuar në emisionin, Log, Noka thotë se PD është në krizë dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me përjashtimin e një deputeti, por nuk mund të përballet me kryemimnistrin Edi Rama dhe regjimin një person që ka shkatërruar partinë.

LEXO EDHE:  Horoskopi, e Hënë, 5 Korrik 2021  

LEXO EDHE:  Horoskopi ditor, 11 shtator 2017

Noka shprehet se zgjidhja e problemeve është largimi i Lulzim Bashës.



Problemi më i madh është pas kësaj krize a frymëzon zoti Basha? A motivon Basha demokratët për protesta?

Kriza është sot në tavolinë. Kriza nuk është thjesht përjashtimi i një deputeti.

A mund të përballet me Edi Ramën dhe regjimin,  kur e ka shkatërruar PD, Basha sot ka mbi supe përçarjen e PD dhe nuk  ka mbështetjen e shumicës së anëtarësisë. Zgjidhja është të largohet Lulzim Basha“, ka thënë Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE