LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

72-vjetorit i Çlirimit të Shqipërisë/ Meta: Ky nëntor e gjen vendin më pranë Bashkimit Evropian

29 Nëntor 2016, 16:07, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në homazhet e zhvilluara me rastin e 72-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë në Varrezat e Dëshmorëve.

Meta vendosi një kurorë me lule pranë monumentit ?Nënë Shqipëri? në nderim të kujtimit të dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e atdheut.

Më tej, Kryetari i Kuvendit mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 29 Nëntorit me veteranë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe familjarët e dëshmorëve.

Në këtë ceremoni, Kryetari i Kuvendit, mbajti edhe një fjalë përshëndetëse ku shprehu vlerësimin për kontributin e dhënë nga veteranët dhe dëshmorët në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, duke theksuar se ky nëntor e gjen vendin më afër ëndrrës së tyre për një Shqipëri të çliruar dhe evropiane.

?Është kënaqësi që të ritakohemi këtë 29 Nëntor dhe akoma më kënaqësi të vëmë re se në një vit vendi është edhe më i integruar në Evropën e Bashkuar, në themel të së cilës qëndrojnë vlerat antifashiste të popujve të cilët luftuan për lirinë e vendit të tyre, por edhe për lirinë e mbarë Evropës. Ndaj jemi sot për të nderuar edhe një herë kujtimin e të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka, që dhanë jetën e tyre, që dhanë rininë e tyre, për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri demokratike dhe për një Shqipëri evropiane?, – theksoi z. Meta.

Në vijim të fjalës së tij, Kryetari i Kuvendit vuri theksin tek procesi integrues i vendit në Bashkimin Evropian ku shprehu bindjen se anëtarësimi i vendit në BE plotëson edhe idealin e veteranëve dhe dëshmorëve të atdheut.

?Rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian, pas një vlerësimi pozitiv për reformat e ndërmarra në vend për çeljen e negociatave sa më parë të jetë e mundur për anëtarësim, është një tregues i këtij progresi dhe unë jam i bindur se duke vazhduar me këtë rrugë ne e plotësojmë edhe më tej idealin e tyre për Shqipërinë që ëndërruam. Ndaj i përjetshëm kujtimi i heronjve dhe i dëshmorëve të atdheut, jetë të gjatë veteranëve tanë të dashur?, – tha Meta në fjalën e tij./ Citynews

 

Lajmet e fundit nga