Connect with Us

362 udhëtime jashtë shtetit/ Ja sa kanë shpenzuar deputetët për bileta avioni gjatë 2016-ës

Aktualitet

362 udhëtime jashtë shtetit/ Ja sa kanë shpenzuar deputetët për bileta avioni gjatë 2016-ës

Publikuar

-

Udhëtimi me avion është ndër më të kushtueshmit, mbi të gjitha në Shqipëri, por kjo mënyrë përdoret nga deputetët tanë sa herë kanë udhëtime ndërkombëtare.

Por sa herë kanë udhëtuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjatë këtij viti dhe sa kushtojnë ato?

Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla, në një shkresë drejtuar Byrosë së Kuvendit, kërkon ndryshimin e procedurës së prokurimit për blerjen e biletave.

Shtylla informon Byronë e Kuvendit se, gjatë këtij viti, nga janari deri në fillim të nëntorit, janë kryer plot 362 udhëtime jashtë shtetit (vetëm 70 me makina), teksa për dy muajt e ngelur deri në fund të vitit, fondi që do të shpenzojë Kuvendi për udhëtimet ndërkombëtare të deputetëve është 3.6 milionë lekë të reja.

Shkresa e plotë, publikuar nga Shqiptarja.com:

“Për procedurën e biletave ndërkombëtare për periudhën nëntor¬dhjetor 2016. Shërbimet e Kuvendit, në respekt të plotësimit të misionit, për krijimin e kushteve sa më të mira të punës për kryerjen e funksioneve kushtetuese të deputeteve dhe duke synuar disiplinimin e zërave të veçantë të shpenzimeve ndër të cilat dhe shpenzimet që kryhen për pjesëmarrjen në aktivitetet jashtë shteti, për përdorimin me ekonomi, eficencë dhe efektivitet të fondeve, ka mbështetur në saktësimin e kuadrit ligjor në fuqi duke miratuar rregulloren e brendshme “Mbi udhëtimet ndërkombëtare”. Në zbatim të kuadrit të prokurimeve me “Marrëveshjen Kuadër”, me një fond limit në shumën 30 milion lekë nga data 03.12.2015 (data e nënshkrimit të marrëveshjes) ishte menduar/planifikuar që kjo të funksiononte deri në 31.12.2016.

Por kjo procedurë me këtë fond limit u kontraktua deri në datat 7-10 nëntor 2016. Gjatë periudhës Janar– 10 Nëntor nga Shërbimi i  Marrëdhënieve me Jashtë janë ndjekur dhe realizuar 114 praktika udhëtimesh ndërkombëtare, ku kanë kryer 362 udhëtime deputetë dhe staf nga Kuvendi i Shqipërisë nga të cilat 14 praktike me 70 pjesëmarrës kanë qenë në vendet e rajonit dhe ka vijuar udhëtimi me makina. Por sipas informacionit të Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë, mbi  Kalendarin e Veprimtarive me Jashtë të Kuvendit të Shqipërisë për periudhën nëntor-dhjetor 2016, janë në ndjekje disa aktivitete të rëndësishme në të cilat pjesëmarrja është e domosdoshme, për realizimin e objektivave të veprimtarisë ndërkombëtare të Kuvendit si: intensifikimi i punës në nivel parlamentar për avancimin me agjendën evropiane të Shqipërisë? rritja dhe forcimi i kontakteve mes parlamenteve të vendeve të ndryshme me synim nxitjen e mëtejshme të diplomacisë parlamentare? intensifikimi i bashkëpunimit rajonal dhe organizatat shumëpalëshe etj. Për vetë specifikën e udhëtimeve ndërkombëtare, parashikimi i aktiviteteve për një periudhë të gjatë është shumë i vështirë, kjo për shkak se ftesat për pjesëmarrje në aktivitete ose ftesat për vizita zyrtare dypalëshe mund të vijnë disa muaj para, në rastin më të mirë, ose disa javë para aktivitetit, apo vizitës zyrtare (por ka dhe raste më emergjente kur njoftimet vijnë vetëm pak ditë para aktivitetit).

LEXO EDHE:  Kuvendi rihap garën për anëtarët e KLGJ dhe KLP/Ja kriteret

Gjatë vitit janë realizuar vizita të cilat nuk kanë qenë të planifikuara për t’u kryer gjatë vitit 2016. Po ashtu janë të paparashikuara në kalendar deri më datë 10.11.2016 edhe vizita të tjera  për periudhën e mbetur të vitit 2016. Të ndodhur përpara kësaj axhende të ngjeshur parlamentare është vlerësuar nga një grup pune që fondi për “Bileta për transport ndërkombëtare” kap shumën 3.600.000 për periudhën e mbetur të viti 2016. Në zbatim të rregullave të prokurimit, si dhe mes një korrespondence zyrtare dhe komunikimi verbal me Agjencinë e Prokurimit Publik, kemi bërë detajimin në regjistrin e prokurimeve me ndarjen të fondit për  të vijuar më procedure blerje vlere e vogël, një fond tjetër me procedurën për negocim pa shpallje paraprake e cila kërkon kohë për tu realizuar. Theksojmë që jemi në kushte emergjente duke vepruar”. /Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. kolonja

    29 Nentor, 2016 at 5:36 pm

    Po keta qe kur te vijne ne “pishtet” kane dale jashte alvanise se ju dogje barku per vegjeline.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Vijon “lufta” mazhorancë-presidencë/ Kuvendi rrëzon dy dekrete të Metës

LEXO EDHE:  Me telefon në vesh dhe indiferente para Kuvendit/ Deputetja e “gafave” pyetet për hallet e qytetarëve

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  FOTO – “Nëntori i Dytë”/ Pse krenohet Blushi me gjyshin dhe të atin?

LEXO EDHE:  Foto/ Taulant Balla takohet me deputetët e Bundestagut gjerman

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: