LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tashmë keni një tjetër mundësi për të blerë Xioanomi Mi Max

28 Nëntor 2016, 15:15, Tech CNA

Gjatë muajit të kaluar kompania Kineze Xianomi mbajti rekordin për kohën më të shkurtër të shitjes së një smartfoni. Por, nëse dëshironit të blinit një pajisje të tillë dhe nuk patët mundësi herën e parë pasi shitja zgjati vetëm 10 sekonda dhe fushata e dytë e shitjeve pak më shumë se gjysmë minuti, mos u shqetësoni.

Xianomi ka bërë të ditur se do të hedhë në treg sërish telefonin e saj Mi Max dhe pse do të jetë një numër jo shumë i madh pajisjesh. Kjo pasi do të prodhohen vetëm 10 mijë njësi, me pak fat mund të bëheni pronarë i njërit prej tyre. Kompania do të hedhë në treg dy versione të smartfonit, një standard që do të kushtojë 538 dollarë dhe një version ekskluziv që do të kushtojë 581 dollarë. Shitjet fillojnë nesër dhe nëse e doni një telefon të tillë filloni të klikoni që tani, pasi pritet që fushata e tretë e shitjeve të mos zgjasë më shumë se 1 minutë./Citynews.al

Lajmet e fundit nga