LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/Pagani sjell në treg super-makinën e saj të re

28 Nëntor 2016, 22:37, Tech CNA

Nuk ka rëndësi se cila super-makinë ju pëlqen, kur ndodhesh përpara një makine të tillë si Pagani Huayra, e kupton që ka njerëz të cilët punojnë jashtëzakonisht shumë për të shkuar drejt perfeksionit në punën e tyre. Dhe kjo është diçka që duhet respektuar.

Super-makina Huayra vjen me një trup totalisht me fibra karboni që e bën të ketë një peshë shumë të lehtë, ndërkohë nga ana tjetër inxhinierët e Paganit për tu siguruar që makina të ofrojë një adrenalinë të papërshkrueshme tek drejtuesi i saj kanë vendosur një motor të prodhuar nga Mercedes. Një motor 6 litërsh me 12 pistona është zemra e kësaj makine dhe arrin të prodhojë 720 Kuaj/Fuqi. Nga ana tjetër as dizajnimi i kësaj makine nuk është lënë pas dore./Citynews.al

Lajmet e fundit nga