LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumente të reja/ Nexhmije Hoxha, anëtare e Partisë Fashiste

28 Nëntor 2016, 13:03, Aktualitet CNA

Dy dokumente të reja mjaft të rëndësishëm jnëpublikuar nga studiuesi Kastriot Dervishi. Bëhet fjalë për dokumente të së vesë së diktatorit Hoxha, Nexhmije Hoxha.

Ishte koha, kur ajo e kishte emrin Nexhimje Xhuglini dhe ishte anëtare e Partisë Fashiste. Bëhet fjalë për një dokument anëtarësimi të datës 10 nëntor 1941, vetëm dy ditë pasi ishte themeluar Partia Komuniste e Shqipërisë, ku u zgjodh në krye Enver Hoxha.

Postimi i studiuesit Kastriot Dervishi:

Dy dokumente të tjera nga praktika e pranimit në Partinë Fashiste

Bashkëlidhur nga e njëjta praktikë dokumentare që lidhej me pranimin në Partinë Fashiste të zonjushës Nexhmije Xhuglini në nëntor 1941, dy dokumente: njëri që lidhet me vërtetimin e fotografisë dhe nënshkrimit përpara noterit dhe tjetri i Prefekturës së Tiranës që vërteton se zonjusha kishte “sjellje të mira politike dhe morale”. Në ditet e tjera një dokument tjetër vërtetues pse ishin fashistë të gjithë personat që punonin në administratë në atë kohë. /Citynews

Lajmet e fundit nga