LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

28 Nëntori/ Uron Presidenti Nishani: Nder përjetë Rilindasve të mëdhenj të kombit!

28 Nëntor 2016, 10:29, Aktualitet CNA

Presidenti Bujar Nishani uron të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit. Kreu i Shtetit përmes një postimi në rrjetin social facebook, shkruan, ?nder përjetë luftëtarëve dhe dëshmorëve të këtij procesi që bëri të mundur kalimin e shqiptarëve drejt modernitetit.?

 

Urimi i plotë i Presidentit Bujar Nishani

Gëzuar Festën e Flamurit!

Nder përjetë Atit themelues!

Nder përjetë Rilindasve të mëdhenj të kombit!

Nder përjetë luftëtarëve dhe dëshmorëve të këtij procesi që bëri të mundur kalimin e shqiptarëve drejt modernitetit, kthimin e tyre në shtëpi, në gjirin e kontinentit që i përkasim që kur zë fill jeta, kthimin në familjen evropiane.

Gëzuar Festën e Pavarësisë!

Rroftë Flamuri ynë kuq e zi!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!/ Citynews

Lajmet e fundit nga