LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja misterioze e 19-vjeçarit në Elbasan/ Ndalohet autori i dyshuar

27 Nëntor 2016, 10:11, Aktualitet CNA

Policia e Elbasanit ditën e sotme ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes se 19-vjeçarit. Ngjarja e rëndë u shënua ditën e djeshme ku 18- vjeçari Gazmend Sllami u gjet i vrarë me plumb në zemër. Ende nuk ka detaje për identitetin apo motivin e vrasjes, por dyshohet se është kryer nga pakujdesia.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gur i Zi të Elbasanit, kur 19- vjeçari Gazmend Sllami u gjet i vrarë me plumb në zemër. Ai doli nga banesa e tij pas një telefonate dhe më pas u gjend i vrarë në rrethana të paqarta.

Kanë qenë familjarët e tij, që rreth orës 16:00 të ditës së djeshme dëgjuan të shtënën e një arme në një kodrinë, 200 metra larg banesës së tyre. (Në foto, viktima)/ Citynews

Lajmet e fundit nga