Connect with Us

Thyen heshtjen Nexhmije Hoxha/ Ja cila është e vërteta për anëtarësimin tim në Partinë Fashiste

Aktualitet

Thyen heshtjen Nexhmije Hoxha/ Ja cila është e vërteta për anëtarësimin tim në Partinë Fashiste

Publikuar

-

Bashkëshortja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha, u ndodh në epiqendër të një sulmi mediatik, lidhur me një fakt aspak të këndshëm. Bëhet për një dokument ku thuhet se Nexhmije Hoxha para 75 vjetësh, pra në 10 nëntor 1941, ka qenë anëtare e rinisë fashiste. Në fakt një lajm i tillë, duket tejet tronditës, sidomos kur bëhet fjalë për Nexhmije Hoxhën.

Duket e çuditshme se si gruaja e kreut të komunistëve dhe më pas e diktatorit të Shqipërisë për rreth 4 dekada të ketë qenë anëtare e rinisë fashiste.

Dokumenti u botua nga Kastriot Dervishi, i cili shkroi se ky dokument “është ruajtur nga Enver Hoxha”.

Nexhmije Hoxha, e cila pas pak muajsh mbush 96-vjeç thotë se: “Në periudhën që bën fjalë dokumenti, unë kisha mbaruar provimet e maturës dhe më duhej të përgatisja dokumentet për emërimin si mësuese. Për këtë arsye, mund të më jetë dashur ky vërtetim.”

Ajo përgënjeshtron faktin të ketë qenë fashiste, duke argumentuar pikërisht të kundërtën, se ka qenë një luftëtare e vendosur komuniste që nga viti 1936.

LEXO EDHE:  Faktet dhe jo frika, do ta ndalin pandeminë e Covid-19

 

Reagimi i plotë i Nexhmije Hoxhës për gazetën ‘DITA’

 

“Në periudhën që bën fjalë dokumenti, unë kisha mbaruar provimet e maturës dhe më duhej të

përgatisja dokumentet për emërimin si mësuese.

Për këtë arsye, mund të më jetë dashur ky vërtetim. Por unë nuk kam firmosur asnjë dokument anëtarësimi në Rininë Fashiste dhe aq më tepër në Partinë Fashiste.

Sa për kujtesë, unë që nga viti 1936 kam qenë e organizuar në grupin komunist me Qemal  Stafën.

Në 4-7 prill të ’39-s kam marrë pjesë në demonstratat e rinisë së Tiranës kundër pushtimit nga Italia fashiste dhe në vazhdim, derisa u kërcënova me arrestim dhe kalova në ilegalitet.

Sa isha studente në “Institutin e Vajzave” në Tiranë, instruktorja italiane fashiste për gjimnastikën më dha notën 6, pavarësisht se në dëftesë të gjitha notat i kisha të larta, sepse nuk i shkoja në aksionet që organizonin fashistët për të bërë pako për ushtarët në front.

Unë të gjitha këto i kam të shkruara në librat e mia të kujtimeve”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Publikuar

-

Nga

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek “Grupi për PD-në”.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë” ai u pyet se si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?.

Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është thjeshtë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për punë të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të.

 Por në atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zgjenjeu”. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Publikuar

-

Nga

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministrja e Jashtme e këtij shteti e ka cilësuar Kosovën si një vend me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar.

Parlamenti Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosovës sa më shpejtë t’i liberalizohen vizat, por vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë i pandryshueshëm.

“Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat.

Gjatë diskutimit të fundit për këtë çështje në vitin 2018, Holanda arriti në përfundimin se vërtetimi i Komisionit mbi historikun e Kosovës kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar siç përcaktohet në raportin e Komisionit nuk ishte ende mjaft bindës”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Jashtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arben Imami “shuplakë” Bashës/ “Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë”

Publikuar

-

Nga

Arben Imami "shuplakë" Bashës/ "Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë"

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Imami, ka folur për nismën e “Grupi për PD-në”, i cili kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Imami tha se PD ka nevojë për një reformë të thellë, pasi sipas tij, në këto 4 vitet e fundit nuk krijoi asnjë moment frymëzimi dhe shprese.

Ai deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se opozita nuk funksionon dhe nuk krijon asnjë rrezik për qeverinë.

PD ka nevojë për një reformë të thellë dhe serioze, rrugëve të përfaqësimit të qytetarit në pushtet lokal dhe kudo. Një vend ku nuk funksionon opozita, ku opozita nuk krijon një rrezik aktual për shumicën që qeverisë… Ka qenë një qeverisje me shumë problematika, 4 vjeçari i parë ishte vetëm hashash dhe 4 vjeçari i dytë ishte investim i atyre parave. Problemi është si reflektohet, si punohet, si krijohet një forcë të jetë më e mirë se PS, të ngrejmë një forcë që të jetë më e mirë se PS, ajo mund të votohet. PD në këto 4 vite të fundit nuk krijoi në asnjë moment fuqi frymëzimi, shprese”, theksoi Imami./ CNA.al

LEXO TE PLOTE