Connect with Us

Sekuestrohet kokainë në kavanoz/ Arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali

Aktualitet

Sekuestrohet kokainë në kavanoz/ Arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali

Publikuar

-

Dy vëllezër shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane nën akuzën e trafikut të drogës.

Të arrestuar janë, Donard dhe Ledi Llubani, 25 dhe 28 vjeç. Këta dy persona, u konstatuan nga policia teksa ishin ndaluar buzë rrugës duke nxjerrë nga rrobat një kavanoz, të cilin e fshehën në bimësi të lartë.

LEXO EDHE:  Grabitet kambisti në Korçë/ I marrin çantën sapo del nga shtëpia

Pas kontrollit të policisë në kavanoz u gjend kokainë

Ndërkohhë mësohet se bashkë me ta u arrestua edhe një shtetas rumun. Arrestimet u kryen të shtunën në Veneto./ Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata kaotike në veri/ Kosova dhe Serbia takim në Bruksel

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Gjatë kësaj jave pritet të ketë takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për gazetën Express.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, me vendosjen e reciprocitetit të targave.



“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime

Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komision për çështjen Becchetti/ Bushati-Bashës: Jepjani t’ia lexojë ndonjë vendimin e arbitrazhit

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike Endira Bushati, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili lajmëroi sot ngritjen e tre komisioneve hetimore, atë për masakrën zgjedhore, inceneratorët dhe çështjen Becchetti.

Bushati shkruan se për “zgjedhjet” dhe “inceneratorët”, ia vlen të hidhet dritë, por për çështjen “Becchetti”, opozita e Lulit ka heshtur që në vitin 2015, kur ndaj investitorit Italian nisën sulmet e Ramës.

Ajo akuzon kreun e PD të mos bëjë sikur po bën opozitë me këtë çështje, pasi atëherë kur duhje të fliste strukej, ndërsa qeveria mbylli të vetmin televizion opozitar të kohës që Rama nuk e blinte dot!

Nuk ka ç’i heton më tepër “komisioni i Lulit”, të gjitha i ka thënë vendimi ICSID i Bankës Botërore, shton ajo.

“Një opozitë, padiskutim, komisionet hetimore parlamentare, i ka mjetin më të mirë për të hetuar dhe informuar publikun për çështje të veçanta të rëndësishme….

Ndërsa për “zgjedhjet” dhe “inceneratorët”, ia vlen të hidhet dritë, ajo që s’kuptova është komisioni hetimor për çështjen “Becchetti”!

Për çështjen “Becchetti”, që u kushton shqiptarëve 140 milionë euro, vetëm për tekat e Ramës, opozita duhej të udhëhiqte popullin për rrëzimin e qeverisë….madje jo në kohën kur doli vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar para pak muajsh….

Por, që në 2015, kur ndaj investitorit italian dhe televizionit Agon Channel u ndërmor një sulm i paprecedentë që vërtetohej më së miri nga intervistat e Ramës…

Pak folëm atëherë…. Ishim pak që flisnim në studio me Fatos Lubonjën, Adi Krastën, Sonila Mecon, Andi Bejtjen….



LEXO EDHE:  Skenë filmash në Tiranë/ Kërcënuan me armë qytetarët, Policia në ndjekje të autorëve

LEXO EDHE:  30 mjekë “rrëzuan” pas 30 vitesh nga froni në mediat italiane drogën dhe krimin shqiptar

Opozita e Lulit, nuk ndjehej….edhe pse ishte në parlament….strukej….teksa qeveria rrënoi një investim 40 milionë eurosh, shkatërroi 400 familje….e për më tepër mbylli të vetmin televizion opozitar të kohës që Rama nuk e blinte dot!

Ishte e thjeshtë: Rama nuk donte që Top Channel dhe Klan të kishin konkurrentë….

Kjo del edhe nga biseda që Ëngjëll Agaçi i bënte Becchettit, duke i thënë që duhej të merrej vesh me konkurentët…

E gjitha kjo u tha atëherë!

E gjitha kjo, që nga sulmi i Ramës, trajtimi selektiv dhe abuzues i institucioneve gjenden të arsyetuara e të provuara në Vendimin e ICSID…..

Ndaj dhe, pavarësisht se mirë është që të akuzohet e drejtohet gishti Ramës çdo ditë, me çdo formë për dëmin 140 milionë euro, Luli të mos bëjë sikur po bën opozitë me këtë çështje!

Jo, për gjë, por i ka thënë të gjitha Vendimi ICSID i Bankës Botërore!

Nuk ka ç’i heton më tepër “komisioni i Lulit”….

Mjafton ta përkthejë vendimin e arbitrazhit në shqip e t’ia japë ta lexojë ndonjërit me “zë burri”!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vijon prej orësh zjarri në Berat/ Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Prej disa orësh vijon të jetë aktiv zjarri i rënë që prej mesditës së sotme në plantacionet me fiq e ullinj në lagjen “Uznovë” në Berat.

Sipas asaj që raportohet, repartet zjarrfikësese mundën të lokalizojnë zjarrin që po i afrohesh banesave, duke shpëtuar nga flakët 6 prej tyre dhe linjën e tensionit të lartë.

Ndërkohë dhjetëra hektarë me fiq e ullinj janë ende në flakë. Zjarri ka përparuar drejt zonës kodrinore të plantacioneve të “bllokut të fiqve”, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në zonë, ku po punohet me mjete rrethanore.



Shefi i ndërhyrjes së zjarreve, Artan Merko ka kërkuar ndihmën e ushtrisë dhe helikopterëve për të shuar zjarrin masiv në Berat.

LEXO EDHE:  Skenë filmash në Tiranë/ Kërcënuan me armë qytetarët, Policia në ndjekje të autorëve

LEXO EDHE:  Grabitet kambisti në Korçë/ I marrin çantën sapo del nga shtëpia

Si pasojë e erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën ku po digjen plantacione me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë”. Shërbimet zjarrfikëse shpëtuan 6 shtëpi të fshatit që rrezikonin të përfshiheshin nga flakët por është e pamundur për të neutralizuar flakët në zonën kodrinore, ku po digjen ullinjtë e kësaj zone. 

Për shkak të erës së fuqishme flakët janë përhapur në parcela me ullishte, me fiq, me shkurre dhe ferra. Terreni është tepër i vështirë dhe çdo gjë po behet me krah pasi është e pamundur futja e mjeteve. Kërkojmë forca të shumta”, ka deklaruar Merko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE