LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përhapja e drogës bllokon integrimin në BE/ A do ta mbajë më Rama, si ministër Tahirin?

27 Nëntor 2016, 11:44, Aktualitet CNA

Disa ditë më parë deputeti i CDU në Gjermani tha se kanabisi është një fenomen tepër shqetësues në Shqipëri dhe se pa u luftuar kjo, nuk do të ketë integrim të Shqipërisë në BE. Teksa droga ka përfshirë të gjithë vendin, Edi Rama dhe Saimir Tahiri thonë se kjo qeveri e ka luftuar më shumë kanabisin se çdo qeveri tjetër. Por pas kritikave të deputetit të CDU, mesa duket kjo gjë nuk është e vërtetë. Pas Gjermanisë edhe Austria, nëpërmjet deputetit austriak Michael Hammer, theksoi se nuk do të ketë hapje negociatash, pa reformën në drejtësi si dhe pa luftuar kriminalitetin dhe drogën.

Këto janë këmbana që bien nga BE, sipas gazetës “Sot”. Por a do të marrë Kryeministri Rama masa ndaj Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi ai është bllokuesi i negociatave? A duhet të mbajë dikush përgjegjësi për këtë, pas deklaratave se në Shqipëri nuk është luftuar aq sa duhet droga? Teksa Ministri Tahiri dhe Rama vijojnë me pretendimet se është asgjësuar pjesa më e madhe e kanabisit, të huajt thonë tjetër gjë. Nryshe nga sa pretendon Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri se këtë vit ka më pak kanabis se tre vite më parë, nëse bëhet një krahasim i shifrave m vitin 2015, rezulton se përgjatë këtij viti është mbjellë 169 hektarë më shumë kanabis./ Citynews

Lajmet e fundit nga