LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk i bindet policisë/ Turku çohet në spital dhe arrestohet

27 Nëntor 2016, 19:04, Aktualitet CNA

Një shtetas turk me banim në Tiranë ka përfunduar në prangat e Policisë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Mbrëmjen e djeshme, Shërbimet e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor të Policisë Tiranë, kanë vënë re se 29-vjeçari turk Baki Tas nuk po drejtonte mjetin në mënyrë të rregullt. Megjithëse efektivët e Rrugores i kanë kërkuar të bëjë testin e alkoolit, ai nuk ka pranuar.

Gjatë kontrollit fizik të tij, i është gjetur një thikë me hapje, me doreza. Pas mosbindjes, 29-vjeçari është shoqëruar menjëherë në Komisariatin Nr.1 dhe më pas është shoqëruar në Spitalin e Traumes, ku i është marrë një sasi gjaku prej 3 CC.

NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë, nuk i bindet urdhërit të Policisë, arrestohet. Më datë 26.11.2016 Shërbimet e Komisatiatit të Qarkullimit Rrugor të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
-Baki Tas, 29 vjeç, me kombësi Turke dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vëndin e quajtur ?Ushtari i Panjohur? dyshohet të ketë qënë duke drejtuar mjetin e tij tip ?Fiat? në mënyrë të parregullt, ku dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilët i kanë kërkuar të bëjë testin e alkolit me pajisjen e Dragerit. Ky shtetas ka kundërshtuar dhe gjatë kontrollit fizik të tij, i është gjetur një thikë me hapje, me doreza.
Pas mosbindjes së tij, ky shtetas është shoqëruar menjëherë në Komisariatin Nr.1 dhe më pas është shoqëruar në Spitalin e Traumës, ku i është marrë një sasi gjaku prej 3 CC. /Citynews

Lajmet e fundit nga