LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditën me thikë 27 vjeçarin/ Dy të arrestuar në Durrës

27 Nëntor 2016, 10:42, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, pasi për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin një 27-vjeçar duke e goditur me thikë në qafë dhe kraharor. Të arrestuarit janë: S.L. 21 vjeç, banues në Durrës dhe A.L. 20 vjeç, banues në Durrës.

Si pasojë e plagëve të marra dëmtuari me iniciale E.D 27 vjeç ndodhet  në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim e mbetur në tentativë  dhe” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./ Citynews

Lajmet e fundit nga