LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje të reja/ Policia zbardh vrasjen e 19-vjeçarit në Elbasan

27 Nëntor 2016, 10:51, Aktualitet CNA

 

Policia e Elbasanit më herët arrestoi autorin e dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Gazmend Sllami. Autori është identifikuar si Altin Hazizi, 21 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi.

Policia ka bërë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, të ndodhur ditën e djeshme në Elbasan. Sipas efektivëve të policisë dyshohet se shtetasi Altin Hazizi, të ketë kryer vrasjen nga pakujdesia.

Pas marrjes dijeni se në  vendin e quajtur ?Ara e Xhemës? shtetasi  Gazment Sllami, 19 vjeç  banues  në  fshatin  Guri i Zi,  është vrarë me armë gjahu, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë.

Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë arme gjahu dhe 5 telefona celulare.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes janë shoqëruar 20 shtetas  si të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen.

Nga veprimet e kryera dyshohet  se shtetasi Altin Hazizi,  ta ketë vrarë  nga pakujdesia pasi kishin dalë të dy për gjueti.

Ndërkaq në bashkëpunim  me Prokurorinë po vijon puna për sqarimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes./ Citynews

Lajmet e fundit nga