Connect with Us

Aksidenti në Vlorë/ Njeriu i Ilir Metës administrator i firmës që ndërton rrugën

Aktualitet

Aksidenti në Vlorë/ Njeriu i Ilir Metës administrator i firmës që ndërton rrugën

Publikuar

-

Në Vlorë një i ri humbi jetën dhe një tjetër u plagos pas një aksidenti të rëndë, jo për shkak të shpejtësisë dhe jo për faj të drejtuesit të mjetit, por për shkak se në mes të rrugës është hapur një gropë dhe po kryen punime.

Policia njoftoi arrestimin e drejtuesit të mjetit që fatmirësisht i shpëtoi aksidentit, por në fakt ai që duhej të arrestohej ishte administratori i firmës që po kryen punimet. Në fotot e mëposhtme duket mjaft qartë se në mes të rrugës ka një gropë dhe nuk ka asnjë sinjalistikë, as horizontale dhe as vertikale, që të paralajmërojë drejtuesin e mjetit për të devijuar drejtimin.

Sipas policisë, firma që po kryen punimet është XH.E.M sh.p.k me administrator Fatmir Merkaj, kjo firmë ka nënkontraktuar punimet nga firma greke INTRAKAT – sh.p.k.

Fatmir Merkaj nuk është një njeri i panjohur për opinion publik në Shqipëri. Ai njihet si shoferi i Ilir Metës dhe njeriu i cili u përfol në videon Meta-Prifti.  Ai ka qenë një nga dëshmitarët e procesit midis kreut të LSI-së dhe ish ministrit të tij të Ekonomisë.

Fatmir Merkaj, aktualisht administrator i firmës XH.E.M sh.p, duhet të ishte personi i parë që policia duhej të arrestonte, por nuk ka ndodhur kështu, është arrestuar shoferi i mjetit, i cili është i plagosur dhe njeriu i Ilir Metës thjesht merret në pyetje në polici.

LEXO EDHE:  Meta “zbarkon” në Shkodër/ Vetëm me gjurmueshmëri do të arrijmë të izolojmë COVID-19

Dritan Prifti në dhjetor të vitit 2010, kur u publikua video-përgjimi dhe më pas në qëndrimet e tij, por edhe nga deponimet e personave të pyetur në prokurori, del se Fatmir Merkaj është një person i ndërmjetëm që përflitet në atë aferë korruptive, e cila u mbyll nga Gjykata e Lartë.

Ja çfarë ka thënë Dritan Prifti për Fatmir Merkajn në Top-Story:

“Fatmir Merkaj, mbulesë e Ilir Metës në biznese me 20 për qind në hidrocentrale dhe pallate e vila në Tiranë dhe Gji të Lalëzit. Berisha synon që Meta të bëhet kreu i opozitës”.

Ja çfarë ka dëshmuar Agim Rrapaj në prokurori për Fatmir Merkajn, zbardhur nga Shqiptarja.com:

Prokurori: A jeni në dijeni nëse shtetasi Fatmir Merkaj dhe Ilir Meta, kanë pasur lidhje?

Agim Rrapaj: “Unë mbaj mend, që në muajin korrik të vitit 2009, unë së bashku me Fatmir Merkajn, jemi takuar në Dhërmi në plazh, në hotelin e Fatmir Merkajt me Ilir Metën. Ata njiheshin që më parë vetë dhe nuk janë prezantuar prej meje. Nuk i di rrethanat e njohjes së tyre dhe nuk ka rënë ndonjëherë muhabeti për këtë“. /Citynews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, shtatë të lënduar

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë/ Përplasen dy automjete, shtatë të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mbrëmjen e sotme në Llaushë të Skenderajt në Kosovë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti  në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në një rrugë lokale në fshatin Llaushë të Skenderajt. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, është shprehur Zahiti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Po mjekohej te Trauma pas aksidentit/ Del pozitiv me Covid-19

LEXO EDHE:  "Politika e jashtme e Shqipërisë, e goditur rëndë/ Meta tregon pse nuk dekretoi Cakajn si ministër

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Publikuar

-

Nga

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek “Grupi për PD-në”.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë” ai u pyet se si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?.

Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është thjeshtë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për punë të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të.

 Por në atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zgjenjeu”. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE