LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama nxjerr Gjinushin të sulmojë deputetin gjerman/ Ushtari i fundit që kërkojmë për datën e çlirimit

26 Nëntor 2016, 18:53, Aktualitet CNA

Kryetar i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi, i ftuar në emisionin ?45 minuta? të gazetarit Denis Minga ka komentuar deklaratën e deputetit gjerman Gunther Krichbaum duke e ironizuar me gjermanin e fundit që kërkojmë të dimë se kur u çlirua Shqipëria në 28 apo 29 nëntor.

Sipas Gjinushit për koincidencë në 28-29 nëntor në vizitën që do të ketë Rama në Gjermani ku do të takohet me Merkel do të merret vesh pesha dhe qëndrimi që mbajti deputeti gjerman në Tiranë.

Për Gjinushin gjermani i fundit është guri rezervë i PD. Duke folur për zhvillimet politike në vend kreu i PSD ka deklaruar se vijon të mbështesë të majtën dhe është i hapur që partia e tij të jetë në koalicion me PS nëse ata e dëshirojnë.

Gjinushi la të kuptohet gjithashtu se do të ishte i gatshëm të ishte në listat e PS për zgjedhjet e 2017 duke e cilësuar këtë një bashkëpunim të ndershëm dhe aspak një favor.

Deklarata e befasuese e deputetit gjerman në lidhje me hapjen e negociatave ku sipas tij, mundësia e parë është viti 2018 si e komentoni reagimin?

Mesa duket ky është ai gjermani i fundit që kërkojmë nëse Shqipëria është çliruar në 28 apo 29 nëntor dhe koinçidenca është që pikërisht në 28-29 (takimi i Ramës me Merkel) do të sqarohet plotësisht pozicioni, mandati apo pesha reale e këtij zotërisë. Nga ana diplomatike dhe politike është një pozicion i çuditshëm sepse nuk ndodh që një deputet të vijë në një vend për të dhënë lajmin e keq , zakonisht vijnë për të dhënë lajmin e mirë. Absolutisht kuvendet nuk shprehen individualisht. U tha që në fillim se nuk mund të japë po Merkeli po nuk dëgjoi dhe Bundestagun, sepse dihet shumë mirë se po të jetë për influencë pesha e Merkelit është më e madhe se e një deputetit apo e një komisioni. Pa hyrë në detaje, rregulli është i qartë, çdo shtet zbaton rregullat e KE. Askush nuk mund të konkurrojë këtë raport dhe të marrë atributet se e njeh situatën më mirë. Ky këtë rregull e di, por bëri autogol sepse tha presim raportin e radhës por nga ana tjetër nuk respektoi raportin e sapodalë. Në këtë pikëpamje ka një mospërputhje midis raportit dhe zotërisë, ai madje e citoi raportin dhe më pas bëri 7 pika që çuditërisht ishin pikat e PD.

Ky gjermani i fundit ka një bashkëpunëtor?

Dihet që gjermanin e fundit PD e mban si gur rezervë nëse ka ikur në 28 apo 29 nëntor për të sfumuar luftën nacional çlirimtare. Çlirimi është një simbol dhe ka pak rëndësi data apo momenti. Kështu që strehimin me siguri këtij ja japin ballistët.

A mendoni që mund të ketë shtet që mund të vendosë veton, a mund të jetë Greqia?

Veto është peshë e madhe e çdo vendi sepse Europa funksionon në bazë të standardeve. Hapja e negociatave për Shqipërinë është më e vonuara pas MSA krahasuar me vendet e tjera. Dështimi i PD ishte shumë i madh sepse kemi pritur 8 vite. Pas marrjes së statusit të kandidatit nuk shkon më shumë së 1,2 vite hapja e negociatave vetëm po ndodhi ndonjë gjë madhore. Ne monitorohemi me shumë kujdes sepse njësitë matëse nuk janë si në matematikë. Fakt është që Shqipëria nuk është mbrapa rajonit në asnjë tregues. Në Shqipëri nuk duhet mbajtur dopio standard. Hapja e negociatave nuk është anëtarësim sepse mund të duhet ende një rrugë shumë e gjatë, por në këtë fazë kemi bërë hapa.

Pse janë acaruar marrëdhëniet kaq shumë me Greqinë, gjykoni se është kilmë e keqe mes dy vendeve?

Ka ulje- ngritje por kanë ardhur duke u konvergjuar. Gjithmonë ka pasur çështje që sa herë ngrihen krijojnë ndonjë dallgë por edhe reagimi grek ka ardhur duke u zbehur. Kjo qeveri kur erdhi tha që nuk do kemi mosmarrëveshje me fqinjët, por kjo qeveri bëri shumë mirë që i ngriti këto probleme. Më parë ishte tabu të përmendej çështja çame jo më të trajtohej. Ngarkesa në Greqi është se çështjen çame e lidhin me pretendimet territoriale të Shqipërisë, por pas intervistës së Ramës grekët u sqaruan. Ata përsëri ngacmohen nga çështja çame por e shtruar objektivisht edhe në kushte të reja i bë ata të jenë më të qetë. Greqia duhet mësuar me këto ide. Ne s?duhet të jemi të pabarabartë, sepse shpesh herë politika shqiptare ka bërë lëshime sepse e ka ndjerë vetën më të dobët. Tani që jemi vend kandidat dhe ka më kredibilitet në arenën ndërkombëtare, gjërat duhen ballafaquar më me kurajë. Qeveria duhet përshëndetur në këtë drejtim.

Është folur për ndryshime të numrit të deputetëve në Tiranë, Durrës, Korçë, Berat dhe Kukës, si duken kampet me ndryshimin e ri të deputetëve?

Në Shqipëri kampet trazohen herë pas here. Ka rënë pak ndarja e ndershme apo e qartë. Kapja e 71, apo 72 do të jetë synim dhe do varet nga një apo 2 qarqe.

Cilat janë deçizive?

Të gjitha qarqet janë deçizive. Deri dje e majta ishte e disfavorizuar sepse në zonat ku prirja ishte më shumë majtas qarqet ishin kryesisht çift. Me këtë korrigjim që mund të bëhet përmirëson diçka për të majtën. Kjo e favorizon më tepër të majtën. Ne prandaj e kemi kritikuar këtë sistem sepse kur ka pak qarqe ka pak mundësi për të rregulluar defektet.

Korça nga 8 bëhet 7 mandate?

Në këtë rast favorizohet e majta që e ka shumë të lehtë të marrë një mandat më tepër se e djathta.

Po Berati, janë 8 mandate rrezikon të bëhet 7?

Sot për sot e majta nuk merr më shumë se ka marrë atëherë, pra merr një mandat më pak nga 6 me 2 , do të merrte 5 mandate.

Në Kukës nga 4 në 3 mandate?

Këtu PD do të merrte një mandat më pak, nga 3 me 1 do shkonte në 2 me 1.

34 mandate në Tiranë?

Në Shqipëri ka filluar të ndihet qartas ajo që ndihet në të gjithë botën, se majta është më e fortë në qytete dhe më e dobët në rrethina. Edhe në Shqipëri e majta është më e fortë në qytete.

Nëse Tirana shkon me 34 mandate sa shkon pragu dhe a kanë shans partitë e vogla?

Këtu janë vënë 2 pragje. Vetë ky sistem është një prag. Ndërkohë për Tiranën shtohet një tjetër prag specifik 3 % për partitë dhe 5 % për koalicionet. Kjo u bë vetëm me cinizëm për të mos marrë të vegjlit as në Tiranë. Ishte ky shkaku që në 2009 e majta për një deputet ndenji 4 vite në opozitë.

Ju ku jeni pozicionuar në zgjedhjet e ardhshme?

Ne jemi majtas. Nuk lëvizim rrugës dhe i qëndrojmë ideologjisë dhe bindjes së majtë. Ne ndiejmë që shumica e votuesve janë të majtë dhe meritojmë të qeverisim. PS është gjithmonë e vonuar dhe e gabuar në koalicion. Edhe këtë herë është deficitare. Nëse ti krijon përvojën që kur ke nevojë thërret dhe pasi mbarojnë zgjedhjet i le në harresë dhe e ke të vështirë të bashkëpunosh. Zgjedhjet nuk lihen për muajt e fundit sepse ngjizja e çdo lloj bashkëpunimi do kohë që edhe nga votuesit të përtypet. Jemi në negocime me PS por PSD nuk i pëlqen bashkëpunimet e lëna në ajër. Këto vërejtje i kemi bërë edhe në 2008, nuk u reflektua, ndodhi ajo që ndodhi. Në 2013 pati lëvizje të fundit që pati kosto të tjera për të majtën.

Keni kontakte me Ramën?

Përveç vullnetit pozitiv, hapat konkret mungojnë. Një grupim i majtë i qartë i rifiton zgjedhjet.

Çfarë duhet të ketë ky grupim i majtë, a duhet të ketë edhe PDIU?

Baza duhet parti e majtë, por PDIU dhe PBDNJ është normale të pozicionohen tek partia që mbështet kauzën e saj.

Thatë që jeni në negociata, a do të pranonit të ishit në listat e PS nëse do tu vinte një ofertë?

Të gjithë aleatët e vegjël të PS në zgjedhjet e fundit u gjetën jashtë kuvendit kurse aleatët e PD brenda. Kjo do të thotë që taktika nuk ka qenë e duhura. Në Shqipëri kur lihen disa zona të lira për kandidatë të një zone aleate i quhet sikur i jep peshqesh dhe nuk e quajnë bashkëpunim reciprok. Ne ja kemi bërë të qartë PS se ky është shkëmbim votash. Ky sistem është shumë i qartë që të vegjlit punojnë për të mëdhenjtë. Edhe sikur një parti e madhe fut në listë një kandidat të një partie tjetër absolutisht del deputet me votën e vet dhe është vetëm lëvizje taktike.

Do ta kërkoni këtë pozicion?

Gjërat duhet të thuhen siç janë. Nuk është se në PS nuk e kuptojnë por problemi është se disa e kanë obsesion që të marrin 71-shin me çdo kusht. PS nuk e merr dot e vetme këtë numër sepse është vetë sistemi që nuk ia lejon. Këtë kemi dashur t?i shpjegojmë që në 2011 PS. Me LSI ishte nuk e marr vetëm, po e ndaj me ty. Historia politike tregon që nuk ishte zgjidhja më e mirë dhe nuk ke pse u hyn të tjerëve në hak. Nuk mund të duash që aleati të shtojë vota dhe të kesh frikë se të merr.

Meqë Kokëdhima nuk është më në Vlorë mund ta zini vendin e tij në listën e PS ?

Nëse PS vlerëson se duhet roli i PSD për të fituar zgjedhjet ne jemi të hapur për të gjitha arsyet, sepse vlerësojmë që e majta është alternativa ende më e mirë për Shqipërinë. Kjo qeveri është shumë më pozitive se më e mëparshmja. Këto zgjedhje nuk fitohen pa aleatë.

Nuk do ishit kundër një vendi të sigurt?

Kur bëhet me vende të sigurta është më i ndershëm.

Nëse nuk do jetë ky bashkëpunim do ta rishikoni koalicionin me PS?

Nëse PS nuk do, ne nuk i detyrojmë. Në këtë lloj politike siç janë zhvilluar ngjarjet ka martesa të llojeve të ndryshme me dashuri dhe për trafik. Kjo e jona ka moral dhe nuk është për pazar apo e çastit. PSD është e vetmja që nuk ka bërë kurrë pazar me mandatet. Martesa e PSD me PS është martesa me dashuri.

Çfarë po ndodh me selinë e partisë , përmbarimi ka ardhur disa herë?

As ai që e kërkon selinë s?është orientuar siç duhet në fillim. Edhe gjykatat nuk dinë t?i zgjidhin konfliktet siç duhet. Prona që kur është marrë është marrë me letra false. Ky është problem tjetër dhe duke qenë e tillë zotëria ka hapur gjyq. Ne nuk jemi kundër nëse sipas ligjit marrim një godinë tjetër. Nëse qeveria na jep një seli tjetër ne ikim për 24 orë.

Lajmet e fundit nga