Connect with Us

Ligji i Call Center/ Mbi 25 mijë vende pune në rrezik

Aktualitet

Ligji i Call Center/ Mbi 25 mijë vende pune në rrezik

Publikuar

-

Më 6 dhjetor pritet që Senati italian të miratojë një ligj, që shtrëngon kushtet për zhvendosjen e kompanive call center në një territor jo të Bashkimit Europian, i cili rrezikon të mbyllë të gjithë kompanitë call center në Shqipëri. Këto amendime u miratuan më 24 nëntor në mbrëmje në Dhomën e Deputetëve dhe nëse kalohen nga Senati marrin formën përfundimtare.

Këto ndryshime ligjore kanë alarmuar drejtuesit e kompanive shqiptare, që po lobojnë kundër tyre që nga muaji janar kur dhe ato janë hedhur në diskutim.

Ines Muçostepa, kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë si dhe drejtuese e një prej kompanive të mëdha të thirrjeve telefonike në Shqipëri, Albacall, thotë se nëse këto ndryshime do të miratohen, Shqipëria dhe të gjithë vendet jo anëtare të BE-së do të cilësohen si vende të pasigurta dhe për këtë arsye, me kalimin e ligjit në Senat, pritet që pjesa më e madhe e tyre të mbyllen.

Në Shqipëri, deri në fund të vitit 2015 numëroheshin 847 kompani call center, me mbi 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave nga tatimet.

Muçostepa tha për “Monitor” se ky ligj i ka vënë në shumë vështirësi dhe rrezikon mbylljen e menjëhershme të 10,000 vendeve pune. Megjithatë asnjë prej investitorëve që kanë investuar këtu nuk pritet të kthehen në Itali, për shkak të taksave të larta atje. Destinacionet më të mundshme në rast të aprovimit të ligjit janë Rumania, Sllovenia dhe Bullgaria, që janë anëtare të BE-së.

I gjithë ky ligj po bëhet për të kthyer call center-at në Itali, ka thënë Muçostepa. Argumenti, që po përdorin drejtuesit e Kompanive të Thirrjeve Telefonike në Shqipëri për të mbrojtur 25 mijë vendet e punës, është se së shpejti vendi do të hapë negociatat me BE-në, megjithatë dhe kjo e fundit nuk është e sigurt pasi Gjermania vendosi edhe 7 kushte të tjera për Shqipërinë dhe e shtyu hapjen e negociatave për në vitin 2018.

Rrezikun e zhvendosjes së kompanive nga Shqipëria e ka pohuar dhe Paolo Sarzana, zëvendëspresident i Assocontact, i cili në një inntervistë për ‘Corriere’ më 25 nëntor nuk është i kënaqur nga ajo se çfarë parashikojnë ndryshimet në ligjin për stabilizimin e zhvendosjeve të sipërmarrjeve.

Sipas tij, situata është shumë më komplekse nga sa po synohet të paraqitet.

“Këto rregullime do ta bëjnë më të vështirë zhvendosjen e shërbimit të call center jashtë vendeve të BE-së, siç është Shqipëria, ku flitet shumë mirë italisht dhe kompanitë janë aktive prej shumë kohësh, por në të njëjtën kohë i hap rrugën transferimit në vende më të sigurta, siç është për shembull Rumania.

Rumania dhe Shqipëria kanë karakteristika të ngjashme: kostoja e punës është e ulët dhe flitet mirë italisht. I vetmi dallim është se Rumania është vend i BE-së, ndërsa Shqipëria jo.

Nëse këto amendime janë paraqitur për të tuteluar perimetrin e punësimit italian, nuk është bërë zgjidhja e duhur.

Aktiviteti që sot zhvillohet në Shqipëri nuk do të kthehet në Itali, por edhe ato ‘kombëtare’ nuk do të qëndrojnë më këtu, por do të spostohen në Rumani”, ka pohuar ai.

Në Shqipëri 25 mijë të punësuar në call center, në 847 ndërmarrje

Biznesi i qendrave telefonike (call center) ka njohur rritje shumë të shpejtë në Shqipëri vitet e fundit, i nxitur nga kosto e ulët e fuqisë punëtore dhe fakti që pjesa më e mirë e të rinjve e flasin mirë italishten.

Numri i call center në vitin 2015 arriti në 847, sipas të dhënave të INSTAT, nga 414 që ishin në fund të vitit 2014.

LEXO EDHE:  Presidenti Trump aktivizon ligj të veçantë për të luftuar koronavirusin

Në krahasim me vitin 2010, kur sapo kishte filluar hapja e këtyre bizneseve në Shqipëri dhe kishte vetëm 75 të tilla, numri i kompanive është mëse 10- fishuar (shiko grafikun).

Sipas të dhënave nga tatimet, numri i të punësuarve në këtë sektor ka arritur në 25 mijë. Rreth 30% e tyre janë të punësuar në tre call center më të mëdha në vend, Intercom Data Service (IDS), Albacall dhe Albania Marketing Service (Teleperformance).

Call center u bënë “shpëtimtari” i punësimit vitet e fundit, sidomos tek të rinjtë, që pavarësisht se kishin vërshuar në universitete shtetërore e private, nuk arrinin të gjenin punë në zanatin e tyre (ose ndonjëherë edhe nuk u leverdiste) dhe zgjodhën të punojnë në qendrat e thirrjeve telefonike. Pagat mesatare në këtë sektor luhaten nga 30 mijë në 70 mijë lekë në muaj, edhe më lart për menaxherët.

Deri në 2013-n, kompanitë që veprojnë në fushën e call center panë një rritje të ndjeshme dyshifrore. Por, në 2014-2015, rritja është ngadalësuar.

Albacall ishte për të dytin vit radhazi operatori më i madh call center në vend. Ajo u zgjerua me 4% në 2.9 miliardë lekë (në 2014-n ishte rritur 35% dhe në 2013 me 60%).

Intercom Data Service (IDS) ka rimarrë veten pas rënies me 6% të të ardhurave në 2014-n. Qarkullimi vjetor i kompanisë ishte 2.7 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 9%.

Rritje më të lartë ka shënuar Albania Marketing Service (Teleperformance) me 23% në 2.1 miliardë lekë.

Shtimi i konkurrencës, si rrjedhojë e numrit të madh të kompanive që po hapen në këtë treg, por dhe maturimi i tij (gjetja e klientëve të rinj po bëhet e vështirë) vlerësohet se ka ndikuar në ngadalësimin e të mëdhenjve.

Ndryshimet e propozuara ligjore në Itali

Dhoma e Deputetëve të Italisë ka miratuar mbrëmjen e datës 24 nëntor amendime në ligjin për operimin e shërbimit call center jashtë territorit, ligj i cili daton që në vitin 2012.

Ndryshimet ligjore, e më saktësisht neni 35, parashikon vendosjen e rregullave të forta sa i përket zhvendosjes së këtyre bizneseve nga Italia.

Në këtë nen thuhet: “Nëse një operator privat ekonomik vendos që të ndryshojë vendndodhjen apo t’i japë në përdorim shërbimin një operatori të tretë që nuk është shtet anëtar i BE-së duhet të njoftojë autoritetet e Ministrisë së Punës, si dhe Inspektoratin e Punës 30 ditë përpara. Gjithashtu duhet të jepet njoftim edhe për numrin e telefonave të vëna në dispozicion të publikut, por edhe përdorimin e selive në territorin e vendit për garantimin e të dhënave personale. Ligji parashikon gjithashtu amendime në lidhje me trajtimin fiskal. Kompanitë që janë zhvendosur nga territori italian përpara hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve nuk do të mund të përfitojnë lehtësitë fiskale”.

Gjithashtu parashikohet edhe detyrimi që këta operatorë do të kenë për të njoftimin e vendndodhjes kundrejt marrësit të telefonatave. Gjoba për mospërmbushjen e këtij detyrimi, qoftë edhe me vonesë është 150,000 euro.

Për Fabio Gozzo të Uilcom bëhet fjalë për një hap përpara për rregullimin e sektorit.

Ndërsa Giorgio Serao  i Segreteria Nazionale Fistel Cisl, thotë se këto ndryshime nuk do të zgjidhin problemet e sektorit, por janë padyshim një pikënisje. “Duhet ta kthejmë punën në Itali, të shmangim kontratat me pagesa minimale dhe t’u japim punonjësve të call center sigurinë për të ardhmen”, ka pohuar ai në intervistat për mediat italiane. /Monitor/

grafiku

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Publikuar

-

Nga

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Ish-presidenti Bujar Bishani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka deklaruar se vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e ri nuk u konsultua me demokratët.

Nishani tha në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se qartazi duket se ka një tentativë për manipulim të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së.

Nishani deklaroi se procesi  është i imponuar dhe sipas tij tregon se kjo është bërë për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve që solli humbjen PD.

“Mbledhja e Këshillit ishte e nevojshme, pas procesit zgjedhor është vendi ku mund të merren vendimet më të rëndësishme të PD. Çështjet që u vunë në diskutim ishin të pakonsultuara. Ishte me faktin vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e PD, duke imponuar një proces i cili është i parakohshëm, por duket qartazi që ka një tentative manipulimi të theksuar dhe për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve. 

LEXO EDHE:  Presidenti Trump aktivizon ligj të veçantë për të luftuar koronavirusin

LEXO EDHE:  Amnistia/ Si do legalizohen ndërtimet pa leje pas vitit 2009

PD ka dalë e humbur nga zgjedhjet e 25 prillit. Për shkak të pritshmërive që kishte PD, ka krijuar dhe ka përcjellë një situatë drame të anës psikologjike, një zhgënjim të strukturave të PD, ka sjellë një kauz brenda strukturës organizative dhe jetës së PD, ka paqartësi të plota tek opinioni publik. Ajo që duhej në këtë moment ishte që Këshilli Kombëtar duhej të ishte mbledhur të të përcaktonte objektivat emergjent të adresimit të situatës”, nënvizoi ish-presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa…

Publikuar

-

Nga

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa...

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi se mbrëmjen e sotme në aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas mbërritën edhe 12,870 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri.

Ndërkohë që delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.

“Pjesa e tretë e 145 mijë dozave vaksinash Pfizer të financuara nga Bashkimi Evropian dhe të mundësuara nga Austria mbërritën këtë mbrëmje në aeroportin e Rinasit.

LEXO EDHE:  Indeksi global i paqes dhe sigurisë për gratë/ Shqipëria e fundit në rajon

LEXO EDHE:  Mosmarrëveshje për shpëtimin e migrantëve/ Italia mbyll portet?

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë. Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt” shkruan delegacioni i BE-së në Tiranë, që drejtohet nga ambasadori Luigi Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma i tregon Bashës si mundet Edi Rama

Publikuar

-

Nga

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku deklaroi ku u pyet nëse beson që Lulzim Basha do ta mundë ndonjëherë Edi Ramën.

Duma tha se pasi të kenë fitusr besimin tek publiku Basha mundet plotësisht.

‘Besoj që ai mundet.  Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës. Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent. Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak.’

Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama, Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë. Ne nuk duhet të jemi me më formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe. Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajal se eficente.’/CNA.al

LEXO TE PLOTE