LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vuanin nga depresioni/ Dy vetëvrasje brenda pak orësh në Durrës

25 Nëntor 2016, 11:12, Aktualitet CNA

Dy vetëvrasje janë regjistruar brenda pak orësh në fshatin Fllakë të Durrësit. Rasti i parë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku rreth orës 10:40, në Spitalin Rajonal Durrës ka mbërritur e pajetë shtetasja F.C. 46 vjeçe, banuese në Fllakë. Bëhet me dije se ajo ishte vetëvarur me litar në një ambient pranë banesës së saj. Nga hetimet e kryera rezulton se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.

Ndërsa rasti i dytë u regjistrua rreth orës 12:00, ku një 26-vjeçar, banues po në këtë fshat është vetëhelmuar duke pirë fostoksinë. Ai ka ndërruar jetë në Spitalin ?Nënë Tereza? në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se i riu vuante nga depresioni./ Citynews

Lajmet e fundit nga