LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vitamina E ju bën të keni një lëkurë perfekte

25 Nëntor 2016, 17:50, Lifestyle CNA

Problemet me lëkurën janë një nga problemet kryesore që shumë njerëz hasin në ditët e sotme. Kjo vjen si pasojë e një ndotjeje të madhe në ajër por, gjithashtu edhe për shkak të përqindjes së lartë të klorit në ujë në shumë qytete ane e mbanë botës. Por, nëse dëshironi të keni një lëkurë sa më të mirë dhe rezistente ndaj shumë problemeve të lëkurës duhet të filloni të përdorni patjetër vitaminën E.

Kjo vitaminë është një antioksidant shumë i fuqishëm dhe shpesh herë në reklamimin e produkteve kozmetike anashkalohet për arsye të përbërësve të tjerë të cilët tingëllojnë më joshësh për publikun. Por, e vërteta është se kur vitamina E kombinohet me shumë antioksidant të tjerë ka shumë përfitime për lëkurën duke u shndërruar në mbrojtjen e parë të lëkurës nga infeksionet, puçrrat dhe dëmtimet ambientale./Citynews.al

Lajmet e fundit nga