Connect with Us

Sekuestrohen mbi 4 kg heroinë/ Arrestohen 4 shqiptarëve dhe një zviceran

Aktualitet

Sekuestrohen mbi 4 kg heroinë/ Arrestohen 4 shqiptarëve dhe një zviceran

Publikuar

-

Policia e Zyrihiu ka arrestuar disa persona, mes tyre edhe shqiptarë, për trafikim të lëndëve narkotike. Bëhet me dije se policia ka gjetur edhe shuma parash.

E përditshmja zvicerane, ‘Zueriost.ch’ shkruan se gjatë një aksioni në Pfaffikon në automjetin ku udhëtonin dy persona u gjetën 20 gramë heroinë. Ndërsa tre personave të tjerë të arrestuar iu gjetën rreth katër kilogramë heroinë, si dhe mijëra franga.

Dy prej shqiptarëve, të moshave 18-47 vjeç qëndronin ilegalisht në Zvicër./ Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shënim/ Biznesmenët shqiptarë tallen me shëndetësinë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria renditet ndër vendet që kanë një numër më të ulët mjekësh në raport me popullsinë në botë, sipas një harte të publikuar në faqen e Organizatës Botërore për Shëndetësinë (OBSH). https://www.who.int/data/gho/data/indicators/indicator-details/GHO/medical-doctors-(per-10-000-population) Shqipëria, ka vetëm 12 mjekë për 10 mijë banorë, shifër që është më e ulëta në Europë. Maqedonia e Veriut ka 29 mjekë për 10 mijë banorë, Serbia (31), Mali i Zi (27), Bosnja (22). Rekordin në Europë e mban Greqia, me 55 mjekë për 10 mijë banorë. Italia e ka këtë tregues 40, Gjermania 42.5, Suedia (e vetmja që nuk e mbylli ekonominë nga koronavirues) e ka rreth 40, Austria 51.7. Më pak mjekë se Shqipëria kanë vetëm vendet afrikane (disa kanë edhe më pak se 1 mjek për 10 mijë banorë, psh në Kongo me 0.7 mjekë). Shqipëria ia kalon dhe shteteve të tilla si Indisë (8.6), Pakistanit (9.8), Afganistanit (2.8). Në botë, më shumë mjekë ka Lituania, me 63 për 10 mijë banorë.Kina e ka këtë tregues 20, Rusia 37.5, SHBA-të 26. Pandemia e Covid-19 ka sjellë në vëmendje aftësitë e sistemeve shëndetësore në mbarë globin për të përballuar ngarkesën që mund të shkaktohet nga virusi. Të dhënat e Shqipërisë që jep OBSH-ja i referohen vitit 2016, ndërkohë që vlerësohet që situata është përkeqësuar, për shkak të emigracionti masiv të bluzave të bardha gjatë viteve të fundit. Numri i pakët i personelit mjekësor është një nga shqetësimet e shprehura në raportet e institucioneve ndërkombëtare, së bashku me nivelin e ulët të shpenzimeve për shëndetësinë. OKB, në një raport të fundit tha se “Duhet theksuar se shpenzimet publike për shëndetësinë si pjesë e PBB-së janë më të ulëta në Shqipëri (2.97%) sesa në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore, dhe parashikimet për vitet 2020-2022 tregojnë një ulje të lehtë në 2.94% deri në vitin 2022. Kjo tendencë është veçanërisht shqetësuese nëse duhet të ndërtojmë dhe të fuqizojmë një sistem shëndetësor më të mirë. Projeksioni i OBSH për vitin 2020-2022 tregon se Shqipëria do të shpenzojë për tre vitet e ardhshme më pak se 10% për shëndetin nga paratë e përgjithshme publike. Rënia e burimeve për kujdesin parësor është shqetësuese. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon një buxhet të rritur në 25%. Roli i rëndësishëm i kujdesit parësor në përgjigjen dhe shërimin e COVID 19 është i rëndësishëm”, thuhet në raport. Sipas një raporti të qeverisë shqiptare në lidhje me emigracionin, emigrimi i specialistëve të shëndetësisë ka pakësuar burimet njerëzore për sistemin shëndetësor: Pas viteve 1990, forcat e punës të sektorit të shëndetësisë humbën një numër të konsiderueshëm të burimeve njerëzore, të cilët migruan jashtë vendit. Edhe brenda vendit kanë ndodhur dhe po ndodhin lëvizje nga zonat rurale për ato urbane, duke krijuar një qasje gjithnjë të pabarabartë ndaj kujdesit shëndetësor për popullatën. Për pasojë, numri i mjekëve për banorë është në nivelet më të ulëta në Europë. Sakaq, migrimi i madh i brendshëm nga zonat rurale në zonat urbane ka ndikuar në keqkonfigurimin e rrjetit të ofruesve të kujdesit shëndetësor ndaj nevojave të popullsisë. Trupa mjekësore prej zonave rurale, sidomos të thella, ka lëvizur drejt zonave urbane. Kjo lëvizje ka ndikuar edhe në ndryshimin e raporteve të mjekëve dhe infermierëve me popullsinë. Nga viti 2010 në vitin 2017 janë larguar nga vendi 772 mjekë, me arsim të përgjithshëm ose me specializime pasuniversitare, sipas të dhënave nga Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Vjenës. Ky numër përfaqëson më shumë se tre gjenerata të dala nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku diplomimet mesatare në një vit janë më pak se 200 mjekë. Kjo do të thotë se nga 7 gjenerata të diplomuarish, 3 kanë emigruar gjatë periudhës në studim. Gjithsej numri i mjekëve shqiptarë në emigrim është 1029, por 772 prej tyre kanë emigruar nga viti 2010 deri në 2017, por ky numër realisht është edhe më i lartë pasi nga 2017 në 2020 emigrimi i trupës mjekësore ka vijuar me ritme të larta.

Avni Ponari, një personazh i nderuar i botës së biznesit, mbrëmjen e djeshme në një studio televizive, ka rrëfyer eksperiencën e tij, pas shërimit nga Covid-19.

Biznesmeni Ponari është shprehur se fillimisht i është drejtuar një spitali privat , gjë të cilën e quan gabim. Ndërsa më pas tha se ka marrë avionin për të udhëtuar drejt Vienës, ku dhe ka qëndruar për dy javë.

Gjithashtu ai thotë se nuk do të shkonte në një spital publik.

“Largimi në Vjenë ishte zgjedhja ime në të kundërt pasojat do të ishin të mëdha. Mendoj që spitali nuk bënte kujdesin e duhur dhe çfarë duhet dhe do të thoja që vendimi për tu larguar (në Vjenë) ishte shumë i rëndësishëm. Po flas për spital privat, në shtetëror as që bëhet fjalë që do të shkoja”- tha Ponari.

Por, mund tia kursente shqiptarëve daljen e tij publike.

Janë me mijëra të tjerë që janë prekur nga Covid-19, që e kanë kaluar në shtëpi, apo në spitalet shqiptare publike.

Për hir të së vërtetës, mirë apo keq, situate është menaxhuar me ato kapacitete që ka shëndetësia shqiptare. Ndërkohë që është koha për të mbështetur mjekët, për të mbështetur shëndetësinë, jo për t’I hipur avionit e për të shkuar për t’u shëruar në Vienë, siç ka bërë Zoti Ponari e shumë biznesmenë të tjerë.

Shumë mirë që janë shëruar. Por, a nuk do të ishte mirë që me këto para të Charter apo të fluturimeve që bëjnë jashtë të investonin për shëndetësinë shqiptare?

Ka shkuar në një spital privat. Shumë mirë ka bërë. i është dhënë shërbimi aq sa janë kapacitetet, aq sa janë mundësitë për të luftuar Covid në Shqipëri.

Por, pse kjo mosmirënjohje ndaj shëndetësisë në Shqipëri? Përfshirë këtu provatin dhe publikun.

Në një situatë që një shtet i varfër si Shqipëria duhet thënë se po e menaxhon mirë, jo keq dhe këtë e thonë mjekët vetë, pavarësisht problematikave.

LEXO EDHE:  “Droga vret”/ Manjani bën thirrje: Nuk të llogarit hiç për burrë, ta kuptojmë sa më shpejt!

LEXO EDHE:  Çfarë ndodhi pa gdhirë tek Teatri/ Nga nxjerrja me dhunë e artistëve deri tek përleshja me policinë

Janë qindar të vdekur, po në këto spitalet tona. Nuk ka një ndjesë për këta? Por, iu tregojmë se i hipim avionit dhe shkojmë e kurohemi në Vjenë?

A nuk ka një falenderim për mjekët shqiptarë që punojnë në ato kushte të vështira dhe luftojnë për të shpëtuar jetë, qoftë në spitalin publik apo qoftë në spitalin privat?



Tek private shkon ai që do një shërbim më të mirë, ai që do krevatin më të rehatshëm, një dhomë më vete, televizorin e të tjera kushte luksoze si këto. Gjëra që publiku nuk i ofron.

Por, shumica e mjekëve që punojnë në privat, punojnë edhe në publik.

Por, si mund të flitet me një gjuhë të tillë në publik?

A nuk do të ishte mirë që këto paratë që shpenzojnë nëpër avionë, këta biznesmenë ti investojnë për shëndetësinë shqiptare?

Nga ana tjetër a nuk ka një kompani sigurimesh që menaxhon prej shumë vitesh, Zoti Ponari?

Çfarë paketash sigurimi ofron për shëndetin?

Sigurimet në spitalet shqiptare i ofron, tek publiku, tek privati.

Zoti Ponari mund t’i marrë paratë dhe të ofrojë paketa shëndetësore, në spitalet publike apo private në Shqipëri. Por, për vete i hipën avionit dhe ikën në Vjenë.

Të shkuara Zoti Ponari. Por, do të ishte më mirë që si një qytetar dhe biznesmen të ishit më mirënjohës dhe më falenderues ndaj mjekëve dhe të ndihmonit më shumë sistemin shëndetësor.

Jo kur sëmureni vetë të na tregoni sesi morët charter dhe fluturuat për në Vjenë. Jo apo edhe kolegët tuaj. Pasi nuk jeni i vetmi.

Është koha për solidaritet ndaj mjekëve. Është koha për solidaritet ndaj sistemit shëndetësor. Jo për të folur në televizione dhe për të bërë reklama apo antireklama, për interesa krejtësisht të neveritshme./ CNA.al

“Qëndrimi im në spitalin privat në Tiranë ishte gabim i pafalshëm”/ Avni Ponari: Po të mos shkoja në Vjenë…

LEXO TE PLOTE

Kronika

Flet mjeku i Preng Gjinit/ Ja si është gjendja shëndetësorë e tij

Publikuar

-

Nga

Dritan Çela, shefi i Kirurgjisë në Spitalin e Traumës ka ndarë detaje lidhur me gjendja shëndetësore të  51 vjeçarit Preng Gjini, i cili mbeti i lënduar pas atentatit që iu bë ditën e djeshme në zonën e Selitës në Tiranë.

Sipas mjekut gjendja shëndetësore tashmë është stabël pavarësisht dëmtimeve që ka në sy, fytyrë, qafë, bark, mushëkri dhe në gjendrat tiroide.



“Gjendja e pacientet që ka ardhur dje me eksploziv, është e stabilizuar. Po bën një ndërhyrje te sytë. Dje ka bërë operacion dhe ka shkuar mirë, ka zgjatur rreth 4-5 orë. Të gjitha parametrat kanë qenë stabël edhe gjatë natës. Pacienti për momentin ka qenë në reanimacion, ka pasur dëmtime në kokë, sy, në fytyrë, në qafë, një nga ciflat i kanë mbetur në gjendën tiroide, dëmtime në mushkëri dhe bark, është hequr një pjesë zorrësh e janë qepur. Deri sa të dalë nga spitali ka risqe se plagët konsiderohen të rrezikshme, do ta ndjekim. Me përjashtim të dorës së majtë që ka disa gishta të dëmtuara rëndë, pjesa tjetër nuk besoj se do të kenë ndërhyrje”, është shprehur mjeku Çela për mediat.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ambasada shqiptare në Athinë njoftim për qytetarët/ Mos u paraqitni…

Publikuar

-

Nga

Ambasada shqiptare në Athinë njoftim për qytetarët/ Mos u paraqitni…

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë, njofton të gjithë qytetarët për mbylljen e ambjenteve të Ambasadës në kushtet e marrjes së informacionit në orët e vona të ditës së djeshme për infektimin e një specialisti të Ambasadës, i cili pas kryerjes së testimit përkatës rezultoi pozitiv ndaj Covid-19, duke u detyruar kështu të ndërmarrin masa urgjente dhe ekstreme.

Gjithashtu, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë sistemi ka pësuar një defekt teknik, të cilin po zgjidhet dhe ndërkohë janë marrë masa të menjëhershme për dezinfektimin e të gjitha ambienteve të saj.



Për sa më lart, Ambasada e Republikës së Shqipërisë mbetet në pritje të të gjithë rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, të cilave konsujt dhe punonjësit e saj i janë nënshtruar, për t’ju rikthyer shërbimit sa më shpejt dhe të sigurt. Brenda pasdites së sotme të gjithë qytetarët do të njoftohen nëse Ambasada do të vijojë të qëndrojë e mbyllur edhe ditën e nesërme, apo do t’i rikthehet punës pandalur, edhe përtej orarit, si zakonisht.

LEXO EDHE:  Zbulohet “koka” e trafikut të drogës në Greqi/Ja kush është shqiptari

LEXO EDHE:  Kanos me armë zjarri fqinjin dhe plagos bashkëshorten/ Në pranga korçari

Ambasada i bën thirrje qytetarëve të mos paraqiten pranë ambjenteve të saj dhe të respektojnë këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit. Takimi i gjithësecilit do të spostohet në momentin më të afërt dhe të sigurtë./CNA.al

LEXO TE PLOTE