LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfim/I dashuri më akuzon për një marrëdhënie me shokun e ngushtë të babait tim

25 Nëntor 2016, 15:45, Lifestyle CNA

?I dashuri im më akuzon se kam një marrëdhënie seksuale me shokun e ngushtë të babait tim dhe kjo gjë më lëndon shumë?, kështu e nis letrën një vajzë e cila ndihet shumë e lënduar nga i dashuri i saj.

Gjatë gjithë javës ai më trajton si një princeshë por, gjatë fundjavave kur pi alkool dhe konsumon drogra  të ndryshme më akuzon për gjëra të ndryshme dhe shpesh herë trembem se ai mund të ushtrojë dhunë mbi mua. Nuk e di çfarë të bëjë. Zemra më thotë ta fal dhe të vazhdojë bashkëjetesën me të por, logjika më thotë të largohem sa më parë prej tij?, përfundon vajza e cila kërkon këshillën e psikologes përpara se të marrë një vendim.

Psikologia i shkruan se ky është një vendim që duhet ta marri sa më shpejt dhe  duke parë prej tregimit të saj që i dashuri shfaq shenja agresiviteti i thotë se duhet të largohet sa më shpejt prej tij.

?Kërkoi atij  të heqë dorë nga alkooli dhe drogat nëse dëshiron të qëndrojë me ty. Nëse ai nuk e bën këtë gjë atëherë është mirë që të largohesh prej tij sa më shpejta?, përfundon përgjigja e psikologes./Citynews.al

Lajmet e fundit nga