LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama me fermerët e Peqinit/ Ankohen banorët: Nuk nxjerrim të ardhura për shkak të problemeve infrastrukturore

25 Nëntor 2016, 09:48, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama u takua paraditen e së premtes me fermerët e Peqinit, të cilëve u premtoi se do të çohet ujë në çdo parcelë dhe do të pastrojmë të gjitha kanalet ujitëse?.

?Do të investojmë për të rehabilituar segmente që janë shkatërruar. Nuk do të lejojmë më që prodhimi të përmbytet si pasojë e infrastrukturës që nuk funksionon Kemi pastruar 1000 km kanale ujitëse dhe kulluese?, deklaroi kreu i qeverisë.

Ndërsa banorët janë ankuar se nuk arrijnë të nxjerrin të ardhura nga bujqësia për shkak të problemeve infrastrukturore, siç janë problemet me vaditjen e kullimin për shkak të kanaleve të bllokuara.

Më tej kryeministri tha se Qeveria ka trashëguar probleme të mëdha në bujqësi.

“Kanalet kulluese nuk u pastruan asnjëherë për 25 vite. Të angazhuar të pastrojmë kanalet ujitëse. Krijuam fond të garancisë për fermerët me 0 interesa. Është shteti që jep garancinë, jo fermeri. Ligji i pronës, i famshmi 7501 nuk u zbatua asnjëherë. Blemë 75 ekskavatorë, i fundit që ishte blerë në 2005?, tha ai./ Citynews

Lajmet e fundit nga