LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastriot Myftaraj/ Një çudi që nuk kishte ndodhur në 104 vite të ekzistencës së shtetit shqiptar

25 Nëntor 2016, 16:38, Aktualitet CNA

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, para disa kohësh iu dërgoi një udhëzim të gjithë vartësve të saj në Ministri ku thuhej se vetëm ajo si ministre ka të drejtë të japë urdhra. Është hera e parë në historinë e shtetit shqiptar që një ministër nxjerr një udhëzim ku iu kujton vartësve një të vërtetë të rëndomtë administrative, të njohur për çdo zyrtar, që gjendet e sanksionuar në nenin 104/4 të Kushtetutës së Shqipërisë ku bëhet fjalë për kompetencat kushtetuese të ministrave. Shkresa është e protokolluar në ministrinë përkatëse. 

Zonja Ekonomi e bëri këtë gjë të pazakontë, për shkak të konfliktit të saj me zëvendësministren tashmë të shkarkuar Briseida Shehaj. Briseida, me të shkuar në këtë Ministri, në fund të shtatorit urdhëroi të gjithë hierarkinë e institucionit që për cdo gjë që do të bëhej duhet të vihej në dijeni ajo dhe të veprohej sipas urdhërit të saj. Pra, urdhrat e Briseidës zhvlerësonin urdhrat e ministres. Me natyrën e saj arrogante tashmë të njohur dhe të kthyer në anekdotike, si dhe për shkak se kishte fituar një reputacion si e mbështetur posaçërisht nga Kryeministri Rama, Briseida arriti që të vendosë për një periudhë kohe diktatin e saj në ministri, aq sa Milva u detyrua të nxjerrë udhëzimin e mësipërm, që përbën një perlë për anekdotikën administrative shqiptare.
Kryeministri Rama, i thirrur për të arbitruar këtë konflikt të pazakontë, pasi e lejoi për disa kohë në zhvillim të lirë, për të kënaqur shijen e tij të pervertimit të administratës shtetërore, më në fund, meqënëse Milva bën pjesë në elitën e ngushtë sorosiane të tij, u detyrua të urdhërojë Briseidën që të japë dorëheqjen./Kastriot Myftaraj

Lajmet e fundit nga