LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kaos në PD-në e Vlorës/ Meminaj: Na kërcënuan me armë, njerëzit e Ristanit pjesë e PDIU

25 Nëntor 2016, 20:06, Aktualitet CNA

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në degën e Vlorës, Moisi Meminaj, ka reaguar ashpër pas takimit të Lulzim Bashës me drejtuesit e PD në rrethe, i cili kërkoi hapjen e kësaj partie me cdo qytetar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meminaj shprehet se anëtarëve të PD në Vlorë u është vënë pistoleta në kokë. Më tej, ai thekson se të afërm të sekretarit të PD, Arben Ristani, janë pjesë aktive e PDIU-së.

?Dhe me keq akoma sikurse shkruajne portalet ?Ne Itali te jesh ne kerkim per vrasje, droge e prostitucion dhe te besh karier ne politike kjo ndodh vetem ne Shqiperi? , dhe ky eshte rasti i nje kryetari grupseksioni i cili me bekimin e tutoreve te vet politikan por vret e po pret. Dhe strukturat nen presion me kobure zastava te koka.
Dhe po sipas poratleve, qershija mbi torte, familjare te titullareve te deges Vlore, syri dhe veshi te Arben Ristanit, jane pjese aktive te strukturave te PDIU Vlore.?, shkruan Meminaj

Sipas tij, PD është kthyer në plaçkë lufte, ku kryetarët e grupeve të punës kanë zgjedhur kryetarë e sekretarë, familjarët e tyre për ti shërbyer urdhrave nga lart. Ai thekson se anëtarët prej 26 vitesh janë përjashtuar nga procesi për tu zëvendësuar me servilë.

?Situata ne Vlore eshte edhe me kaotike, kryetar e sekretar seksionesh militant prej 26 vitesh jane perjashtuar nga procesi zgjedhor, jane zevendesuar ne tavoline me servile, sahanlepires e bij komunistesh. Kryetar grup-seksioni jane skualifikuar pa arsye nga procesi i rizgjedhjes. Kryetar te grupeve te punes kane perzgjedhur kryetar e sekretar vellezer e motra, xhaxhallare e dajallare vetem e vetem te zgjidhen kryetar dege ose ne sherbim te urdhrave nga lart. Per interesa te ngushta kontrolli mbi strukturat ndahet grupseksioni Qender ne dy pjese. Aspak ne sherbim te maksimizimit te votes ne 2017.?, shkruan ai

 

Lajmet e fundit nga