LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy taksa të reja në 2017-n/ Ja kush preket

25 Nëntor 2016, 07:29, Aktualitet CNA

Komisioni i Ekonomisë miratoi dje në parim vetëm me votat e maxhorancës paketën fiskale për vitin e ardhshëm.

Duke filluar që nga 1 janari i vitit 2017, akciza e gazit për makinat do të jetë 13 lekë për litër, ndërsa taksa e luksit do të paguhet nga makinat me vlerë 5 milionë lekë, nga 7 milionë që është aktualisht.

Paketa fiskale përfshin edhe ulje të rentës minerale nga 6 për qind në 3 për qind, ulje të akcizës për duhanin vendas nga 4400 lekë/kg në 2500 lekë/kg, si dhe zerim të tarifave doganore për industrinë e fasonëve, që aktualisht janë 2 deri në 15 për qind. Paketa fiskale u prezantua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili i cilësoi ndryshimet disiplinuese dhe nuk kanë si qëllim rritjen e të ardhurave, thekson ?Panorama?.

Ndërsa deputeti i opozitës Ridvan Bode, u shpreh se aplikimi i akcizës së gazit, jo vetëm rëndon qytetarët, por shton edhe premisat e evazionit.

Lajmet e fundit nga