Connect with Us

Përplasja me protestuesit/ Policia sqaron: Ndërhymë pasi konstatuam paletat

Aktualitet

Përplasja me protestuesit/ Policia sqaron: Ndërhymë pasi konstatuam paletat

Publikuar

-

Pas reagimit të shoqërisë civile për prishje të protestës para Parlamentit ka reaguar edhe Policia e Tiranës.

Përmes një njoftimi për shtyp, policia thekson se, grupit të protestuesve iu është dhënë leja e nevojshme, por ndërhyrja e forcave të rendit ka ardhur pas konstatitimit se protestuesit kishin me vete paleta, të cilat nuk ishin përcaktuar në kërkesën e bërë nga “ZQMM”.

Njoftimi I Policisë:

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka ardhur një kërkesë nga “Zyra Qytetare për Mbrojtjen e Mjedisit, ZQMM”, në lidhje me një tubim, i cili do zhvillohej përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ky Tubim do të zhvillohej nga ora 23:00 e datës 23.11.2016 deri në përfundim të Seancës Plenare më datë 24.11.2016.

Në këtë kërkesë ishte përcaktuar vetëm qëndrimi i disa shtetasve të cilët janë kundra miratimit të Ligjit të Mbetjeve.

Bazuar në këtë kërkesë nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, i është kthyer përgjigje, për garantimin e zhvillimit normal të këtij tubimi.

Rreth orës 23:00, të datës 23.11.2016, siç ishte kërkuar në kërkesë kanë filluar të afrohen rreth 30 persona, përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Nga shërbimet është vënë re se këto persona kishin me vete paleta, të cilat nuk ishin përcaktuar në kërkesën e bërë nga “ZQMM”.

LEXO EDHE:  Shpërthimi në Durrës/ Kush është policja që i hodhën makinë në erë me tritol

Është marrë takim me disa nga personat e ndodhur ne vend  si dhe me shtetasin Sazan Guri, me të cilët është rënë dakort që këto paleta  të qëndronin aty deri në orën 06:00 të datës 24.11.2016, me qëllim për të kaluar natën tubuesit dhe të hiqeshin nga vetë ata.

Në afrimin të orës 06:00, nga ana e shërbimeve të Policisë i është kërkuar disa herë heqja e paletave siç ishte rënë dakort një natë më parë.

Organizatorët e këtij tubimi kanë kundërshtuar disa herë për heqjen e paletave duke mos i’u përmbajtur marrëveshjes së bërë një natë më parë.

Rreth orës 07:00, nga ana e Policisë është ndërhyrë për heqjen e këtyre paletave, por kanë hasur në kundërshtim prej tubuesve dhe si pasojë janë shoqëruar shtetasit:

 

– Oltion Z., 31 vjeç

– Irel E., 31 vjeç

 

Njëri prej të shoqëruarve ka ngritur pretendimin se është dëmtuar në dorë gjatë konfrontimit dhe u dërgua për mjekim të lehtë (shembje). /Citynews

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Çelja e negociatave me BE/ Kryeministri holandez sërish “ngre duart”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryeministri i Holandës Mark Rutte po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku është pritur me një ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.

Ata i janë drejtuar së bashku Kryeministrisë ku patën një takim mes tyre dhe tashmë janë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndërkohë, gjatë konferencës për mediat me kryeministrin Edi Rama, Mark Rutte nuk tha asgjë të re sa i takon çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Mark Rutte theksoi se shpreson që situata të ndryshojë, pas zgjedhjeve në Bullgari.

LEXO EDHE:  Forca e ligjit godet sërish/ Finalizohet një tjetër operacion

LEXO EDHE:  Mbyllet protesta për çmimet/ Qytetarët rendisin kërkesat, “ultimatumi” për Qeverinë

Tashmë për të qënë të drejtë dhe rigoroz është bërë progesi i duhur. Por natyrisht që duhet bërë ende përpara.



Jam i lumtur që vendet tona po thellojnë lidhjet dypalëshe

Holanda është investuesi më i madh.  

Ne punojmë këtu edhe me arkitektët që janë përfshirë në Tiranë

Ne jemi njerëz praktik, kemi objektiva afatgjatë dhe shpresojmë që të kemi sukses pas zgjedhjeve të së dielës në Bullgari dhe shpresojmë për një datë për negociatat”-tha ndër të tjera Mark Rutte./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me homologun hollandez/ Rama zbulon çfarë u diskutua mes tyre

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në fjalën e mbajtur në konferencën e përbashkët me homologun hollandez, Mark Rutte, kryeministri Rama zbuloi edhe temat e diskutimit në takimin e zhvilluar mes tyre.

Rama tha se tematikë e diskutimit ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, mbështetja e Hollandës kundrejt Shqipërinë për anëtarësimin në BE dhe mbështetja në fushën e arsimit e në rritjen e sigurisë.

“Rutte erdhi në Shqipëri pasi kaloi 4 palë zgjedhje. Kënaqësi sepse ndodhi në një moment pozitiv të marrëdhënieve mes nesh. Hollanda e ka mbështetur hapur thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Marrëdhënia shkon përtej procesit të BE. 



Kemi një marrëdhënie pune pozitive dhe impakti I Hollandës rritet vit pas viti. Arkitektë hollandezë të përfshirë në zhvilimet e reja në Shqipëri. Kemi rritje të turistëve nga Hollanda. 

Folëm për fushën e sigurisë dhe në kuadër të luftimit të krimit të organizuar. Folëm për mundësitë që Hollanda të mbështesë Shqipërinë në fushën e arsimit dhe një qasje më të hapur ndaj të rinjve në zonat rurale për t’i përfshirë në programe të mbështetjes.

Franca, Hollanda e Gjermania janë gati për të nisur formalisht procesin e gjatë të negociatave, por e dini ngërçin e krijuar nga Bullgaria. E falenderoj për komunikimin me palën bullgare”, deklaroi Rama.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nën akuzë për falsifikim dokumentash/ Arrestohet 29-vjeçari rumun, pritet ekstradimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Rumanisë, 29-vjeçari, i dënuar për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit”

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe “Fast Albania” si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Rumanisë, të shtetasit rumun Vasil (Marian). Manolache , 29 vjeç.

LEXO EDHE:  Zjarr në hekurudhën Vorë-Shkodër/ Digjen trarët ku mbështeten shinat

LEXO EDHE:  Moti i keq/ Bllokohen akset rrugore në disa qarqe



Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Oradea/Rumani, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar duke e dënuar me 1 vit e 3 muaj për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit” i Kodi Penal Rumun. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bukuresht, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi./CNA.al

LEXO TE PLOTE