LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi ironi me Ahmetajn: Na thoni çfarë është bërë me Brisin?

24 Nëntor 2016, 11:27, Aktualitet CNA

Deputeti i PD-së Astrit Patozi, ka ironizuar Ministrin e Financave Arben Ahmetaj pas fjalës së tij. Megjithëse ka kërkuar fjalën për porcedurë duke iu drejtuar ministrit.

?Janë hapur fjalë dhe po qarkullon edhe në portale një lajm I tmerrshëm, sikur zv/ministrja, ish drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve ka dhënë dorëheqjen apo është shkarkuar. Lus Zotin që kjo të mos jetë e vërtetë?, u shpreh deputeti Patozi.

Më tej ai tha: ?Mendoj se do të ishte një fatkeqësi kombëtare për financat publike, për administratën tone publike, por edhe për integrimin europian të Shqipërisë?, u shpreh Patozi duke kërkuar që ministri ta sqaronte si qëndronte e vërteta.

Ndërkohë ka replikuar menjëherë drejtuesja e seancës Valentina Leskaj, duke thënë se duhet të bëhen pyetje në lidhje me çështjen që diskutohet në rend dite./Citynews

Lajmet e fundit nga