Connect with Us

Operacioni “Guida”/ Sekuestrohen 55 kg kanabis dhe armë, dy të arrestuar

Aktualitet

Operacioni “Guida”/ Sekuestrohen 55 kg kanabis dhe armë, dy të arrestuar

Publikuar

-

Dy persona u arrestuan gjatë operacionit antidrogë “Guida”, ku u sekuestruan lëndë narkotike dhe armë zjarri. Policia arrestoi shtetasit Fatjon Koxha, 22 vjeç dhe Jetmir Hida, 22 vjeç, të dy banues në Zall të Fush-Krujës.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pas një pune intensive një mujore, ku është arritur të dokumetohet veprimtria kriminale e këtyre shtetasve në fushën e narkotikëve.

 

Në mjetin tip Mercedes Benz me targa AA 488 KB, me drejtues shtetasin Jetmir Hida dhe në mjetin tjetër tip Mercedes Benz me targa AA 488 LT, me drejtues shtetasin Fatjon Koxha janë konstatuar 4 thasë të zinjë, me peshë rreth 30 kg me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva, ndërsa në mjetin e shtetasit Jetmir Hida, nuk janë konstatuar sende të kundraligjshme.

LEXO EDHE:  U kapën me 50 kg drogë/ Pranga dy vëllezërve në Vlorë

Në kontrollin e ushtruar në banesën e shtetasit Fatjon Koxha, në vende të ndryshme janë gjetur rreth 23 kg, lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva, si dhe një armë zjarri automatike, model 56.

Në banesën e shtetasit Jetmir Hida, në një nga dhomat u gjet rreth 2 kg, lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– rreth 55 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva,

– 1 armë zjarri, automatike model 56, me një krëhër dhe 28 fishekë.

– 5 aparate celularë të markave të ndryshme.

– 2 automjete të markës “Mercedes Benz”. /Citynews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Koncert atje ku çdo ditë vdesin njerëz”/ Paloka ‘masakron’ Ramën

Publikuar

-

Nga

“Koncert atje ku çdo ditë vdesin njerëz”/ Paloka ‘masakron’ Ramën

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka është shprehur i revoltuar, pas koncertit që u mbajt sot tek spitali Covid-2 (Shefqet Ndroqi) në Tiranë, ku në ballkone dolën bluzat e bardha dhe pacientët.

Me tone të forta kritike, Paloka shkruan se vetem Rama mund të japë concert atje ku cdo ditë vdesin njerëz nga papërgjegjshmëria e tij.

“Vetem Rama mund tja dale qe te prezantoj deputetet ne vendgrumbullimet e plehrave , te flase per “arritje” e progres mbi germadha , te tregoj barcaleta ne varreza , e te jap koncert atje ku cdo dite vdesin njerez prej papergjegjshmerise se tij…!”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Çdo person meriton një jetë pa dhunë

Ambasada amerikane në Prishtinë thotë se nga të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, del se gjatë pandemisë së koronavirusit, në Kosovë janë rritur për 17 për qind rastet e dhunës në baza gjinore.

“Gjatë pandemisë COVID-19, Ministria e Drejtësisë ka parë një rritje prej 17 për qind të rasteve të raportuara të dhunës në baza gjinore në Kosovë, ku pjesa më e madhe e rasteve të rritura është në zonat urbane. Çdo grua, çdo vajzë, çdo person meriton një jetë pa dhunë”, tha ambasada e SHBA-së përmes një postimi në Twitter.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ambasada amerikane i bëri thirrje qeverisë dhe shoqërisë civile, që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur viktimat e dhunës.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës ndaj Grave, ju bëjmë thirrje të gjithë parnerëve në qeveri, në sektorin privat dhe në shoqërinë civile që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur më të prekurit dhe për të hetuar dhe gjykuar të gjitha incidentet”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Gjatë pandemisë së koronavirusit, Kosova dhe shumë vende të botës kanë raportuar për rritje të rasteve të dhunës në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, që nga fillimi i këtij viti e deri në muajin gusht janë paraqitur mbi 1,338 raste të dhunës ndaj grave, prej tyre katër raste kanë përfunduar me vdekje./rel

LEXO EDHE:  Lezhë/ Kallëzoi sikur i kishin djegur makinën, arrestohet 38-vjeçari

LEXO EDHE:  Aksident i trefishtë në Tunelin e Krrabës/ Paralizohet qarkullimi

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po gënjejnë njëri-tjetrin …”/ Patozi tregon se çfarë mund ta shpëtojë opozitën

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi i ftuar në “Top Talk” është shprehur se se e vetmja gjë që mund të shpëtojë opozitën është që alternativa e re të ndezë.

Patozi u shpreh më tej që ai që duhet të ishte lokomotive e opozitës, pra Basha nuk është në fushatë.

Më tej koordinatori i BD tha se ata po gënjëjnë njëri-tjetrin duke thënë se po presin “Venecian”.

“E vetmja gjë që mund të shpëtojë opozitën është që lëvizja jonë të ndezi. Nëse kjo gjë nuk ndodh Shqipëria është në kurthin e tre partive. Po ditëm ta bëjmë mirë këtë mision ne shpëtojmë veten dhe Shqipërinë.

Nuk kemi shumë kohë në dispozicion, por dhe pa kohë s’jemi. Ai që duhet të ishte lokomotivë e opozitës, nuk është në fushatë. Po gënjejnë dhe njëri-tjetrit duke thënë se po presin ‘Venecian’.

Jam duke folur para shqiptarëve që kjo është e vetmja rruge”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE