LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Kastriot Myftaraj/ Plehrat e Edi Ramës dhe protesta e 21 janarit

24 Nëntor 2016, 20:18, Aktualitet CNA

Kur të sëmuren me mijëra e mijëra shqiptarë nga kanceri dhe sëmundje të tjera për shkak të plehrave të përziera me lëndë të rrezikshme që do të vinë në Shqipëri, me ligjin e Edi Ramës, uroj me gjithë shpirt që këta të jenë pjesëmarrësit, bijtë e bijat, nipërit dhe mbesat e atyre që morën pjesë në protestën e 21 janarit 2011 për videopërgjimin e Ilir Metës.

Sepse ata duhet të ishin të parët sot në protesta kundër ligjit për sjelljen e plehrave dhe mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri. Apo mos ndoshta ata besojnë se Edi Rama, i cili i nxorri në protestë kundër Metës, dhe pastaj bëri aleancë me këtë të fundit, është i besueshëm kur thotë se në Shqipëri do të vijnë për t? u përpunuar vetëm mbetje të parrezikshme?
Ku janë familjarët e të vrarëve të 21 janarit, që heshtin për importin e plehrave? Sa e shitën gjakun e njerëzve të tyre të vrarë në 21 janar? Meqënëse këtyre iu vrau Sali Berisha familjarët e tyre në 21 janar, duhet tani që gjaku i tyre të legjitimojë sjelljen e plehrave të Europës në Shqipëri?/Kastriot Myftaraj

Lajmet e fundit nga