LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI le socialistët në minorancë/ Deputetët e Metës nuk janë në parlament

24 Nëntor 2016, 14:26, Aktualitet CNA

Deputetët e LSI-së kanë braktisur mesa duket mazhorancën. Salla e parlamentit ka shumë pak deputetë ditën kur po diskutohet ligji i importit të plehrave dhe protestuesit ndodhen jashtë parlamentit.

Deputetët e PD-së janë larguar, ndërsa ata të LSI-së nuk ndodhen të pranishëm në sallën e parlamentit, duke ngelur vetëm disa deputetë të PS-së.

Drejtuesja e seancës Valentina Leskaj thirri edhe emrin e deputetit Spartak Braho për të folur në emër të grupit të LSI-së, por edhe ai ishte larguar nga seanca. Ndërkohë mësohet se Ilir Meta ndodhet për vizitë zyrtare jashtë vendit, ndërsa shumica e grupit të LSI-së nuk ka qenë e pranishme sot në seancë, çka ngre dyzshime të forta se Meta dhe LSi kanë braktisur PS-në dhe mazhorancën në rimiratimin e ligjit të importit të mbetjve.

Me këtë lëvizje mazhoranca socialiste ka ngelur pa minimumin e shumicës prej 71 votash. /Citynews

 

 

 

Lajmet e fundit nga