LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largohet nga detyra zv/ministrja e Ekonomisë Briselda Shehaj

24 Nëntor 2016, 07:39, Aktualitet CNA

Largohet nga detyra zv/ministrja e Ekonomisë Briselda Shehaj.

Ish-drejtoresha e Tatimeve ishte në këtë detyrë që prej dy muajsh, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj lëvizjeje.

Në një prononcim për News 24, Shehaj është shprehur se: “Kam dhënë dorëheqjen si zv/ministre”.

Ajo u emërua Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve në vitin 2013, kur koalicioni PS-LSI mori qeverisjen e vendit dhe deri në momentin që la këtë detyrë ajo ishte akuzuar shpeshherë nga opozita për abuzime dhe moseficencë në sistemin tatimor. /Citynews

 

Lajmet e fundit nga