LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DOKUMENTI ZYRTAR/ Relacioni i qeverisë për torfën dhe TEC-in e mundshëm në Korçë

24 Nëntor 2016, 11:20, Aktualitet CNA

Sipërfaqja e tokës që ndodhet në fushën e Maliqit në Korçë, është kërkuar nga Ministria e Energjitikës, që të studiohet për burime energjitik, studime këto që kanë nisur që në kohën e diktaturës.

Ministria në fjalë ka kërkuar që me vendim të parlamentit, nga tokë bujqësore t?i kalojë këtij dikasteri që të bëjë të mundur të gjitha analizat dhe studimin e fizibilitetit për të parë leverdishmërinë ose jo të torfës.

Në rast se ajo ka një fuqi kalorifike të lartë në djegie dhe vlen, atëherë mund të shfrytëzohet për energji.

Por ajo që ka shkaktuar panik te banorët e zonës dhe solli reagimin e Partisë Demokratike është fakti se në relacionin zyrtar të Këshillit të Ministrave flitet edhe për ndërtimin e mundshëm të një TEC-i në zonën e Maliqit.

Por nuk duhet harruar fakti që, rreth 100 km larg nga Korça ndodhen TEC-et e Ptolemaidas në Greqi, të cilat mbajnë një peshë të madhe të furnizimit me energji të veriut të vendit fqinj. Ato janë financuar nga Banka Gjermane dhe funksionojnë gjithashtu me torfë. /Citynews

 

Lajmet e fundit nga