LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bode: Shqipëria i vetmi vend në rajon me rritje të papunësisë

24 Nëntor 2016, 12:38, Aktualitet CNA

Gjatë fjalës së tij në parlament, deputeti demokrat dhe ish ministri i Financave Ridvan Bode kundërshtoi statistikat e qeverisë lidhur me situatën ekonomike në vend duke u shprehur se është rritur niveli I papunësisë.

Bode citoi Komisionin e Ekonomisë në Komisionin Europian, sipas të cilit, ?Shqipëria gjatë vitit 2015 ka nivelin më të ulët të investimeve të huaja dhe të brendshme në 10 vitet e fundit?.

?Kryeministrin në fund të mandatit e ka zënë sindorma e Makbethit. Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Qeveria ka braktisur në mënyrë spektakolare dhe të padëgjuar shtresat e pensionistëve, të varfërve dhe të papunëve, se me premtimet për këtë shtresë erdhën në pushtet. Statistikat e 2013-ës i ndryshoi në në vitin 2014 sipas mënyrës së vetë. Qesharak! Lexoi një raport të BB të vitit 2014. E vërteta është krejt ndryshe. Komisioni Ekonomisë në KE dëshmojnë të kundërtën: Shqipëria gjatë vitit 2015 ka nivelin më të ulët të investimeve të huaja dhe të brendshme në 10 vjet vitet e fundit. Shqipëria i vetmi vend në rajon që ka një tendencë uljeje të investimeve direkte në ekonomi. Fuqia blerëse e vendit, Shqipëria i vetmi vend në rajon që ka patur vende dhe vazhdon këtë rënie. Shqipëria ka një rritje të papunësisë lidhur me kohën kur këta erdhën në pushtet. Rritën papunësinë në bujqësi dhe e çuan në mbi 18%. Jemi i vetmi vend në rajon që ka rritje të papunësisë?, tha ish-ministri Bode në fjalën e  tij.

Sipas tij, shifrat për rritje të numrit të të punësuarve janë një mashtrim i hapur. /Citynews

 

 

 

Lajmet e fundit nga