LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfim/ Djali im është vetëm 11 vjeç dhe është gay

23 Nëntor 2016, 21:15, Lifestyle CNA

Në një rrëfim për psikologen e ?The Sun? një babai i vetëm i kërkon asaj një këshillë se çfarë duhet të bëjë që djali i tij 11 vjeçar mos të tallet për arsye të preferencave të tij seksuale.

?Djali im është vetëm 11 vjeç dhe tregon të gjitha shenjat të cilat mund të të çojnë të mendosh se ai është gay por, nuk jam  i sigurt. Unë jam një prind i vetëm dhe jam 30 vjeç. E di që të rritësh një fëmijë i vetëm është diçka shumë e vështirë. Njëherë ai më kërkoi që të rriste flokët e tij pasi i donte t?i kishte si vajzat, ndërsa një herë tjetër më tha që ka puthur një djalë në buzë. Ashtu si i thashë edhe tim biri kur më pyeti për mua nuk është aspak problem por, është në një moshë të vogël dhe kam frikë se nëse shoqëria e tij e kupton do ta tallin për këtë gjë. E dua djalin tim  dhe vetëm dua ta mbrojë? , përfundon letra e babait 30 vjeçar.

Në përgjigjen e saj psikologia i shkruan se paragjykimet janë shumë më të vogla se sa kanë qenë ë parë për këtë çështje megjithëse e këshillon që ta nxiste të birin që të mos t?i tregojë shokëve të tij për këtë gjë pasi pas shumë vitesh mund të mos ndihet njësojë si tani./Citynews.al

Lajmet e fundit nga