Connect with Us

Protesta/ Berisha thirrje shqiptarëve: Të bashkuar kundër plehrave në rrugë e në qeveri

Aktualitet

Protesta/ Berisha thirrje shqiptarëve: Të bashkuar kundër plehrave në rrugë e në qeveri

Publikuar

-

Pas thirrjeve të shoqërisë civile për grumbullim mesnatën e sotme para Parlamentit për të vijuar me kundërshtimin e Ligjit për “Importin e Integruar të Mbetjeve”, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri historik i Partisë Demokratike, bën thirrje për pjesëmarrje masive në këtë protestë.

Sonte në ora 23:00 dhe në vazhdim protesta historike qytetare: “të bashkuar kundër plehrave në rrugë dhe në qeveri”, shkruan ish-kryeministri Berisha në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  E hëna pushim, Berisha ironizon Ramën/ O lele o lala, pasi humba me reformen kam rënë në sevda!

Protesta e shoqërisë civile vjen në momentin kur dekreti i presidentit Bujar Nishani për rishqyrtim të Ligjit për Plehrat pritet të diskutohet nesër në seancë plenare. /Citynews

berisha-facebook

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Iu gjet 8 kilogramë kokainë në makinë/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Publikuar

-

Nga

Iu gjet 8 kilogramë kokainë në makinë/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi janë kapur me 8 kg kokainë.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet .T 43 vjec, e J.M  37 vjeç.

Ata u arrestuan në flagrancë dhe iu sekuestruan 8 kg kokainë me një vlerë përftimi tregu deri në 1 milionë euro, si dhe iu sekuestruan mbi 20 mijë euro cash.

Agjentët e policisë ngritën dyshime mbi praninë e një automjet tip Seat Altea XL me targë polake që qarkullonte në rrugët e komunës së Senigallas.

LEXO EDHE:  Protesta edhe në Maqedoni/ Këto janë 13 kërkesat e studentëve

LEXO EDHE:  E hëna pushim, Berisha ironizon Ramën/ O lele o lala, pasi humba me reformen kam rënë në sevda!

Droga ishte fshehur në vende të modifikuar enkas poshtë sediljeve të pasme e nën bagazh, Kokaina ishte paketuar në 7 pako me 1150 kg secila dhe në shitjen me doza do të sillte një përfitim prej 1 milionë euro.

Gjithashtu në automjet u gjetën 5 mijë euro cash e 3 aparate celularë.

Ndërsa në banesën e shqiptarit J.M u gjetën të fshehura 15 mijë euro cash si dhe një aparat për të kapur pajisjet përgjuese./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Fotolajm/ Trump vendos për herë të parë maskë që nga fillimi i pandemisë

Publikuar

-

Nga

Fotolajm/ Trump vendos për herë të parë maskë që nga fillimi i pandemisë

Presidenti amerikand Donald Trump është shfaqur për herë të parë me maskë gjatë vizitës së tij në spitain “Walter Reed” në Maryland. I pyetur nga gazetarët, Trump tha se në mjedise me risk infektimi, maska është mjeti i domosdoshëm i mbrojtjes nga virusi.

“Unë mendoj se kur jeni në një spital, sidomos në atë ambient të veçantë, ku po flisni me shumë njerëz, njerëz që në disa raste sapo kanë dalë nga salla e operacionit, me siguri duhet të mbaj maskë. Unë mendoj se është e rëndësishme të vësh një maskë. Unë kurrë nuk kam qenë kundër maskave, por besoj se ato kanë një kohë dhe një vend për t’u vendosur, “u tha Trump gazetarëve përpara vizitës së tij.

LEXO EDHE:  Protesta e 16 Shkurtit/ Kryemadhi kundër Bashës

LEXO EDHE:  Protesta e 16 Shkurtit/ Kryemadhi kundër Bashës

Trump i filmua, ndërsa po shëtiste me stafin, të cilët gjithashtu ishin duke mbajtur maska, në qendrën mjekësore në Maryland. Kjo është hera e parë që nga fillimi i pandemisë që trupat e shtypit të Shtëpisë së Bardhë morën një paraqitje të shkurtër të Trumpit me një fytyrë të mbuluar. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Zjarri në mali i Gjallicës prej 3 ditësh ende aktiv, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Publikuar

-

Nga

Foto/ Zjarri në mali i Gjallicës prej 3 ditësh ende aktiv, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Mali i Gjallicës në Kukës vazhdon të jetë nën pushtetin e flakëve, që prej ditës së premte.

Pavarësisht përpjekjeve të një grupi banorësh por edhe punonjës të zjarrfikëses, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll.

Po ashtu terreni tejet i vështirë ka vështirësuar punën për të mobilizuar forca të tjera.

Nga ana e bashkisë është kërkuar ndërhyrja me helikopter, pasi flakët po përhapen me shpejtësi, duke u favorizuar edhe nga era.

LEXO EDHE:  Laboratori i heroinës/ Zbulohen detajet tronditëse, fshatarët e Hasit kurbanë të PS

LEXO EDHE:  Protesta/ Shënohen incidentet e para

Zjarri ka nisur pasditen e se premtes dhe është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme.

LEXO TE PLOTE